Vrasja në diskotekën e Pejës, një muaj paraburgim për autorin

Peja

Vrasja në diskotekën e Pejës, një muaj paraburgim për autorin

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 15:22
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit G.E.

Sipas njoftimit nga Gjykata, i pandehuri është paraburgosur si i dyshuari kryesor që më datë 02. Janar 2010 në një klub nate në Pejë ka shkrepë me armë zjarri me ç’rast pas të shtënave ka mbetur i vdekur viktima B. Sh dhe të lënduar V.K., A.B. dhe H.B.

Veprat penale për të cilat dyshohet i pandehuri G.E. janë: vrasje e rendë nga neni 147 pika 4  te KPK-së, dy pika te veprës penale vrasjes se rende te mbetur ne tentative nga neni 147 pika 9 e lidhur me nenin 20 te KPK-së, veprën penale te vrasjes ne tentative nga neni 146 lidhur me nenin 20 te KPK-së dhe veprën penale mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim ose përdorim te paautorizuar te armeve nga neni 328 par. 2 te KPK-së.” 

Masa e paraburgimit do të  llogaritet nga dita e arrestimit të pandehurit me datë 25.10.2016 dhe do të zgjasë deri me datën 25.11.2016.

Palët  gëzojnë të drejtën e ankesës ndaj këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat