Fshatrat Cerrcë, Lubozhdë dhe Prigodë bëhen me ujësjellës të ri

Peja

Fshatrat Cerrcë, Lubozhdë dhe Prigodë bëhen me ujësjellës të ri

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 15:54
Ndërtimi i ujësjellësit në fshatrat Cerrcë, Lubozhdë dhe Prigodë të komunës së Istogut

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova priti sot në takim zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj me të cilin biseduan lidhur me përfundimin e projektit të ndërtimit të ujësjellësit në fshatrat Cerrcë, Lubozhdë dhe Prigodë ku sot  u bë edhe inaugurimi i këtij projekti.

Kryetari Haki Rugova, falënderoj zëvendësministrin për vizitën dhe u shpreh se  ky është projekti i parë që po realizohet në këtë formë të bashkëpunimit  mes komunës  dhe Ministrisë së MAPL-së, jam mjaft i kënaqur se është një projekt që ka filluar më kohë dhe ka mbaruar me sukses. Kemi vlerësuar që edhe qytetarët janë mjaft të kënaqur këto fshatra kanë pasur ujësjellës i cili ka pasur vështirësi me furnizim dhe tash kanë një formë tjetër  të furnizimit dhe atë në mënyrën me të mirë. Pres përkrahjen e mëtutjeshme të Ministrisë për projektet edhe për vitin e ardhshëm.

Image
Takimi Gecaj-Rugova

Ndërkaq zëvendësministri Bajram Gecaj falënderoj kryetarin Haki Rugova për pritjen që ju bë sot. Ne sot kemi ardhur këtu nga MAPL-ja për një projekt të përbashkët me komunën e Istogut, Ministria jonë ka çdo vit 3 deri në 4 milion euro investime në projekte të cilat shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës, këtu kemi bërë  një projekt të mirë  dhe është një projekt i realizuar shumë mirë. Ky është një ndër projektet e realizuara më së miri në Republikën e Kosovës, ne do të vazhdojmë ti përkrahim komunat në vazhdimësi u shpreh ndër të tjera  zëvendësministri Gecaj.

Ndërtimi i ujësjellësit në fshatrat Cerrcë, Lubozhdë dhe Prigodë të komunës së Istogut është përkrahur nga fondi për Zhvillim të Infrastrukturës Ekonomike dhe Sociale në Komunat e Republikës së Kosovës.

Vlera e projektit është   82,079.70 euro financim i MAPL-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat