Qyteti i Pejës nga sot zyrtarisht do të ketë edhe një kor, që quhet "Siparantum Choir".

Peja

Qyteti i Pejës nga sot zyrtarisht do të ketë edhe një kor, që quhet "Siparantum Choir".

Më: 31 janar 2017 Në ora: 16:25
Siparantum Choir

Nga sot Peja do të ketë edhe një kor që mbartë emrin e qytetit antik të Pejës “Siparantum”. Ky kor përfshinë 40 anëtarë të moshave të ndryshme (16-65 vjeç). 

"Ky kor ka për qëllim ngritjën e jetës kulturore, artistke muzikore në qytetin e Pejës. Kori është krijuar me iniciativën e një grupi vullnetarësh të vullnetit të mirë. Me punën dhe përkushtimin e shtuar si dhe me ndihmën e dirigjentit të mirënjohur Memli Kelmendi, shpresojmë që sukseset tona nuk do mungojnë. Kori ka nisur punën dhe gjatë ditëve në vazhdim do të dal zyrtarisht me agjendën tonë koncertale" - u shpreh kryetari i korit z. Fatmir Bajraktari.

“Siparantum Choir” është formuar si ide e vazhdimsisë së kulturës së vjetër të qytetit të Pejës dhe sot ky kor në repertuarin e vet do të përfshij vepra të periudhave të ndryshme që nga periudha e Renesancës deri te muzika bashkohore. 

“Vërtetë jam i kënaqur me fillimin e këtij kori. Jemi duke punuar intenzivisht në programin tonë që të arrijmë nivelin tonë sa më të lartë arstistik. Në program përpos veprave të kompozitorëve të njohurë botëror do të intepretohen vepra edhe nga kompozitorë  shqiptar. Jam shumë i kanaqur deri më tani, dhe shpresojmë që do t’ia dalim me sukses në koncertet tona të planifikuara brenda dhe jasht vendit“, tha Memli Kelmendi, dirigjent i korit “Siparantum Choir”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat