Opozita e Pejës lëshon takimin Asamblesë, shkak jo barazia gjinore

Peja

Opozita e Pejës lëshon takimin Asamblesë, shkak jo barazia gjinore

Më: 31 janar 2017 Në ora: 20:25
Opozita e Pejës

Këshilltarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar punimet e sotme në takimin e Kuvendit të Komunës së Pejës.

Shkak për këtë është bërë propozimi lidhur me rregulloren për subvencione, të cilën në emër të grave asambleiste e paraqiti këshilltarja e AAK-së, Xhenet Syka.

Në propozim kërkohej që në bursat, të cilat i ndanë Komuna e Pejës, së paku 50% të jenë përfituese femrat.

“Përkundër arsyeshmërisë së propozimit tonë, nga znj.Syka, kryesuesi i Asamblesë Islam Husaj, me gjithë debatet e shumta, nuk e vuri propozimin tonë në votim, por me injorancë e vuri në votim rregulloren për subvencione, e cila mori vetëm 15 vota. Husaj kështu ka shkelur barazinë gjinore, respektivisht ka treguar mosrespektim të propozimit ku garantohet barazia gjinore dhe edhe për shkak të mosrespektimit të grupit të grave asamblesite dhe mosrespektimin e vet këshilltarëve komunal opozita AAK dhe VV ka lëshuar takimin e sotëm”, thuhet në njoftimin e AAK-së së Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat