Kryeprokurori i Pejës: Ua kemi hequr pluhurin lëndëve të vrasjeve të pasluftës

Peja

Kryeprokurori i Pejës: Ua kemi hequr pluhurin lëndëve të vrasjeve të pasluftës

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 22:59
Agim Kurmehaj, kryeprokuror i Pejës

Zbardhja e vrasjeve të pasluftës, në rajonin e Dukagjinit, do jenë sfidë për kryeprokurorin e ri të Pejës, Agim Kurmehaj.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, kryeprokurori Kurmehaj ka deklaruar se me ardhjen e tij në detyrën e re ua kanë hequr pluhurin lëndëve të vrasjeve të pasluftës.

Ai ka thënë se tani nuk është asnjë lëndë pa u proceduar dhe se do t`i ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me lëndët e vrasjeve.

“Asnjë lëndë e vrasjeve e cila ka qenë e evidentuar tek ne nuk është lënë më me pluhur  i kemi shty në punë të gjitha dhe kemi filluar veprimet e caktuara me policinë për zbardhjen e tyre”, ka deklaruar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

Deklaratën e kryeprokurorit të Pejës, Agim Kurmehaj, mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm nga minuta 33

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat