Peja kërkon liri për Ramush Haradinajn pa kushte

Peja

Peja kërkon liri për Ramush Haradinajn pa kushte

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 12:50
Peja

Përgjatë një muaji qytetarët nga të gjitha anët e Kosovës, kanë protestuar për të kërkuar lirimin të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramsh Haradinaj, i cili po mbahet në Francë për shkak të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia.

Kështu, sot edhe qyteti i Pejës ka protestuar duke kërkuar kthimin sa më të shpejtë të Haradinjat në Kosovë.

Nënkryetari i AAK-së, Ardina Gjini ka deklaruar para protestuesve se Haradinaj do të kthehet edhe më i fort.

Gjini: Një muaj protestë për Ramushin, ai do të kthehet  

“Kanë ngrit flet-arrest kundër Ramushit për fëmijët që i kanë vra vet, e kundër atyre që i kanë vra fëmijët e vet nuk kanë ngrit kurrfarë arresti. Pejë nuk është vetëm e kaluar pse Serbisë po i pengon Ramushi, nuk është vetëm lufta nuk është vetëm fakti që i ka larguar prej këtu. Është duke i penguar edhe Ramushi sot, sepse ata kanë ditë me i bo disa kalkulime, se ndryshe është Ramushi sot në Kosovë, e ndryshe janë edhe disa shqiptarë që i thonë kriminel Ramshit. Njësoj janë edhe ata në Serbi edhe disa këtu që mendojnë se fitojnë dicka vet, tu ia mvesh Ramushit. Nuk kanë me mujt, Ramushi ka me u kthy edhe  më i fortë, sepse ne të gjithë jemi të fortë, nuk jemi vetëm ne në Pejë, krejt Kosova është ndryshe me Ramushin, krejt Kosova është ndryshe pa Ramushin. Edhe me javë, e sot janë bërë një muaj që Kosova po proteston, çdo qytet, çdo fshat ka dal me protesu kjo është një mesazh, që tregon se Koso va pa Ramushin nuk është njëjtë”, tha Gjini.

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, Fatmir Gashi tha se Haradinaj padrejtësisht po mbahet në Francë.

Gashi: Haradinaj është shpirti i Dukagjinit

“Ramush Haradinaj është ftyrë dhe shpirt i Dukagjinit dhe i tërë Ksovës, ai padrejtësisht u ndalua në Francë për shkak të një fletëarrresitt të Serisë, që nuk ka as peshë, as fuqi, i cili nuk ka as vlerë as kuptim, sepse Ramush Haradinaj dy herë u shpallë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë. Edhe sot kërkojmë dhe këmbnuglim se Ramushi duhet t’i kthehet familjes, duhet t’i kthehet Kosovës dhe popullit të saj. Ai i duhet t’i kthehet jetës në Kosovë të cilën e don për ta zhvilluar drejtë në mënyrë demokratike, sepse ai është pjesë e gjakut të derdhur për liri, është Pejës dhe shpresë e familjeve të dëshmorëve dhe fëmijëve të tyre. Duhet ta dinë të gjithë se Ramush Haradinaj është edhe fuqia dhe frymëzimi shpirtëror i gjeneratave të reja”, tha Gashi.

Ndërsa, bashkëluftëtari i komandantit Haradinaj, Brahim Mehmeti deklaroi se janë mbledhur në këtë tubim protestues për shkak të padretësive që po u bëhen shqiptarëve.

Image
 
Mehmeti: Ramushi është shpresa dhe garancia e paqes dhe sovranitetit

“Franca ndaloi një gjeneral i cili vullnetarisht iu përgjigj ftesës së Hagës, për krime lufte duke respektuar këtë gjykatë, dhe duke dhënë shembullin se si duhet bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare dhe duke besuar fuqishëm në pafajsinë e vet dhe pastërtinë e luftës së shenjtë të UÇK-së. Ai u shpall i pafajshëm në të gjitha aktakuzat dhe u la i lirë. Franca ndaloi një lider popullor që mbrojti me mencuri të gjitha temat kombëtare dhe kontriboi për ndërtimin e demokracisë, lirisë dhe barazisë ndërnjërëzore, mbi të gjitha Franca ndaloi Kosovës sepse Ramush Haradinaj është Kosova. Ramush Haradinaj ishe shpresa, Ramush Haradinaj ishte fuqia dhe liria, edhe sot Ramushi është shpresa, Ramushi është fuqia dhe Ramushi ëshë liria, garancia e paqes, sovranitetit, zhvillimit dhe suksesit”, tha Mehmeti.

Kurse, në emërin e komitetit rugovas foli Blerim Nikci. Ai tha se Kosova po nëpërkëmbet në mënyra të ndryshme, coptimi i trojeve të saj, muri në veri dhe arrestimi i komandantit Haradinaj.

Nikci: Ramushi është Kosova

“Shpresat i kemi te ju zotëri Haradinaj, sepse ju e kundërshtuat me mish e shpirt këtë coptim, ju e keni të gjitha atributet që i duhen një prijesi për t’i dal Zot vendit të tij. Prandaj, të dashur qytetarë të gjithë ne nga Peja, nga rrafshi i Dukagjinit nga këto troje që i dhanë shumë lirimit të Kosovës. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, i bëjmë thirre shteteve mike nga e gjithë bota që ta e lejojë dhe mundsoj të jetojmë të lirë në vendit tonë, të mos jemi të izoluar e të zhytur në varfëri, të mos arrestohen liderët tanë me akuza politike, përndryshe popullit po i humet durimit, e kur i humber durimi pasoja dihen. Nuk pranojmë mure në shtetet tona, nuk pranojmë coptim të shtetit tonë, Ramushi e ka vendin këtu, Ramushi është Kosova”, tha Nikci.

Driton Lajqi, tha se siç jemi solidarizuar me shtetin frances kur ai u godit nga terrorizmi, kërkojmë që edhe ata të solidarizohen me popullin e Kosovës, për shkak të arrestimit të komandantit të saj.

Lajqi: Franca le të solidarizohet me neve

“Prandaj, nga kjo sfidë e presim si fitimtarë. Fati i tyre që sjellin liri është fat i atdheut, vetëm atëherë kur ata janë të lirë, atdheu është i lirë. Heroi ynë Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij dëshmorë, përveç që u frymëzuan nga kryetrimat kombëtarë, u frymëzuan edhe me trimërinë dhe mençurinë e personaliteteve të heronjve botëror siç është edhe njëri ndër francezët e shquar .. Ne presim që inelektualët francez ta ndajnë shqetësimin për heroin tonë. Evropa po përballet me terrorizmin dhe ne po shqetësohemi për këtë, kemi qenë moralisht dhe fizikisht përballë popullit francez dhe të tjerëve, ne kemi qenë të terrotizuar nga pushtuesi serb më shumë se një shekull dhe kemi pasur përkrah popullin frances, por kërkojmë që edhe sot të jetë me të drejtën, me çlirimtarët dhe me Ramushin hero”, tha Lajqi.

Mesazhin nga Tropoja e përcolli Azgan Haklaj duke thënë se aktakuzat ndaj Ramushit janë fallce.

Haklaj: Liri për Ramushin pa kushte

“Jemi një komb një qëndrim për Ramush Haradinaj, sepse ai shkoi si një dorzon në Hagë, madje dy herë triumfoi mbi Hagën. Certifikoi luftën, kallxuesin e drejtë dhe ëndërrën që shihnn populli i Koosovës për liri dhe pavarësi. Ai sot nuk është i arrestuar, ai sot është peng, ne iu themi Francës shlirone heroin tonë nga pengu, sepse asnjë aktakuzë nuk është sot, ato ishin fallso ndaj Ramushit. Ne e presim menëjhere me leje të plotë dhe të pa kushte”, tha Haklaj.

Komandanti Rrustem Berisha foli për Shoqatat e Luftës dhe kolegun e tij Ramush Haradinaj. Ai tha se veteranët ndihen të lumtur për këtë përkrahje që po i japin qytetarët e Kosovës, pikërisht në këto kohë të vështira për të.

Peja proteston për Ramushin

Ka filluar protestë në Pejë në përkrahje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, e organizuar nga dega e këtij subjekti në Pejë.

Protesta po mbahet në qendër të qytetit të Pejës. Organizatorët kanë ftuar qytetarët e Pejës dhe Dukagjinit që t’i bashkohen protestës paqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat