Edhe një largim nga Vetëvendosja!

Peja

Edhe një largim nga Vetëvendosja!

Më: 3 prill 2017 Në ora: 21:04
Mentor Shala

Edhe një largim nga Dega e Vetëvendosjes në Pejë ka ndodhur sot.

Nga kjo parti sot u largua edhe ish- kandidati për asamble komunale në zgjedhjet lokale Mentor Shala. Ditë më parë nga kjo parti ishin larguar edhe Xhevat Sefaj e Arben Kurtaj.

Ai këtë largim e bëri të ditur përmes rrejtit social facebook, të cilin e gjeni të plotë.

“Unë Mentor Shala, i aktivizuar në LVV-ë nga viti 2010-të bashkëthemelus i Pikës në Vitomiric të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, kandidat për asamble komunale ne zgjedhjet lokale të vititë 2013-të në emer të aktivistvë dhe antëtarve që i kam angazhuar vetë jepim dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vëtëvendosje. Të ndëruar aktivistë të Lëvizjes, ishe kënaqësi që këto shtatë vite bashkëpunuam së bashku, pata mundësin të njohë shumë aktivistë dhe aktiviste të mirë e të sinqert, që e duan vendin e tyre dhe punojnë për të mirën e tij, e këta aktivistë do të jenë gjithnjë miq të mi, këto shtatë vite aktivitet në Lëvizje pata rastin të njohë edhe njerëzë që nuk ia dunat të mirën Lëvizjes, njerëz qe kanë mision për me e shkatrru Lëvizjen e që fatëkeqësisht ata shumica prej tyre janë në kryesi të Levizjes ne Pejë, njerëz që marrin nga dy e tri pozita e nuk bejnë asnjë aktivitet për Lëvizjen, e pasivizojnë Lëvizjen sepse atë e kanë detyrë nga PDK-ja dhe AAK-ja të cilat e kontrollojnë LVV-në në Pejë. Jam i zhgenjyer me Lëvizjen, dhe me metodat komuniste që po i përdor ajo, disa njerëz komunista si Dardan Molliqaj që mendon se e ka privatizu Lëvizjen, i cili në zgjedhje të brendshme si Kim Jongu në Koren e Veriut i përjashton aktivistat që kanë kontribu me vite e bashkëpunon më njerëz te partive tjera me e shkatrru Vetëvendosjen. Lëvizja në të cilën unë besova si lëvizje e gjeneratës se re për ndryshim, nuk na dul ashtu, ajo doli të jetë e njejtë si partitë tjera kontinjer mbeturinash më njerëz të komprimituar të partive tjera, Lëvizja më nuk e ka pastertinë si dikur, ajo më nuk ka identitet, nuk ka frym, sepse aktivistet meritor më të cilët është identifiku Peja, aktivistë që kanë qenë frymzusë për të gjithë ne si Xhevat Sefaj i cili u perjashtu nga gara për kryetar të qendrës Pejë me metoda fashiste, të padinjitetshme, është e pa pranushme prandajë unë nuk kam asnjë arsye që edhe me tutje të jem pjesë e lëvizje anartiske që ndërhynë ne privatësin e aktivisteve në mënyrë të jashtëligjshme.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat