Bekim Mushkolaj zgjidhet kryetar i Lidhjes së Historianëve të Deçanit

Peja

Bekim Mushkolaj zgjidhet kryetar i Lidhjes së Historianëve të Deçanit

Nga: Adem Lushaj Më: 30 prill 2017 Në ora: 19:51
Pamje nga Kuvendi zgjedhor i Lidhjes së Historianëve "Ali Hadri", dega në Deçan

Kuvendi i Lidhjes së Historianëve "Ali Hadri", dega në Deçan, ka zgjedhur për kryetar të saj, mr. Bekim Mushkolaj, i cili do zëvendëson kryetarin e deritashëm Selim Lokaj, të cilin kolegët e tij, e kanë emëruar si “Kryetar Nderi” të LHK-së së Deçanit. Mushkolaj, pas një votimi të fshehtë, kishte marr besimin më të madh të anëtarëve, krahasuar me kandidatin tjetër, Shkodran Imeraj.

Fillimisht, rreth punës mes dy Kuvendeve të LHK-së së Deçanit, ka fol nënkryetari i deritashëm, Shkodran Imeraj, i cili ka vlerësuar të arriturat e shumta të shënuara gjatë periudhës dyvjeçare, e ndër më të veçantat ishin, Simpoziumet shkencore, “Deçani nëpër shekuj” dhe “Deçani gjatë viteve 1990-1999”. Imeraj, sikurse edhe kolegët tjerë, Afrim Balaj, Ismet Haskaj, Rexhep Zeqiraj...., kanë vlerësuar edhe angazhimin e palodhshëm të ish kryetarit Selim Lokaj, që falë punës së tij, janë arritur rezultate të larta në promovimin e vlerave historike kombëtare dhe më gjerë.

Kolegu i tij, Betim Qorraj, për punën e pa mohueshme dhe të arriturat e shënuara, ka propozuar që Selim Lokaj, të shpallët kryetar nderi i LHK-së, propozim që ishte mirëpritur unanimisht nga historianët pjesëmarrës të Kuvendit, Bekim Mushkolaj, Afrim Balaj, Shkodran Imeraj, Betim Qorraj, Ilir Batusha, Ismet Haskaj, Zeqë Malaj, Lirim Kameraj, Shpejtim Tahiraj, Tafë Çeku, Ali Tabirsylaj,  Rexhep Zeqiraj, Ismet Lokaj, Lëndim Kuçi dhe Bashkim Osëdautaj. Po ashtu, Kuvendi i kësaj Shoqate ka zgjedhur edhe dy nënkryetarët e saj, Betim Qorraj e Zeqë Malaj, si dhe, Ismet Haskaj-sekretar, ndërsa Afrim Balaj do jetë koordinator i kësaj dege me nivelin qendror të LHK-së “Ali Hadri” me seli në Prishtinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat