Pacolli në Deçan: Do ta realizojmë amanetin e Presidentit Rugova

Peja

Pacolli në Deçan: Do ta realizojmë amanetin e Presidentit Rugova

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 17:12
Behgjet Pacolli

Jemi këtu për ta mbështetur shpirtërisht dhe me krejt çka është në mundësitë tona – Avdullah Hotin, për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Ai është njeri i fjalës dhe ne duhet ta mbështesim me votën tonë me datën 11 qershor, ka thënë presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në hapjen e Fushatës Zgjedhore në komunën e Deçanit, ku bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa kanë bërë prezantimin e kandidatit për kryeministër dhe kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Presidenti Rugova e donte bashkimin, e ne tash jemi bërë bashkë dhe jemi të vendosur ta realizojmë porosinë e tij për një Kosovë dinjitoze dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Ne jemi ata që do ta ndërtojmë Kosovën dhe do ta zhvillojmë atë ekonomikisht”, ka thënë ndër të tjera Pacolli, i cili ju bëri thirrje deçanasve që me datën 11 qershor ta përkrahin kryeministrin e ardhëm të Kosovës, Avdullah Hotin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat