FBI ka ndihmuar në rastin e Donjeta Pajazitajt: Kushëriri i dyshuar kishte vrarë edhe më parë - Bota Sot
FBI ka ndihmuar në rastin e Donjeta Pajazitajt: Kushëriri i dyshuar kishte vrarë edhe më parë

Peja

E diel, 19 nëntor 2017

FBI ka ndihmuar në rastin e Donjeta Pajazitajt: Kushëriri i dyshuar kishte vrarë edhe më parë

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 22:32
Donjeta Pajazitaj

Prokuroria Themelore në Pejë, të enjten pasdite e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të këtij qyteti aktakuzën e ngritur ndaj Naser Pajazitajt, si i dyshuari kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitajt më 9 nëntor të 2015.

Prokurorja e rastit, Valbona Disha-Haxhosaj, tha se për 18 muaj ka punuar intensivisht për të gjetur prova rreth vrasjes së vajzës, bile për ekzaminimin e disa provave kanë marrë mbështetje nga Ambasada amerikane për t’i dërguar ato në FBI.

Kështu, ajo ka arritur të vërtetojë se Donjeta e cila u gjet më 17 dhjetor të viti 2015, gjashtë javë pasi u lajmërua si e zhdukur, nuk ka qenë e përdhunuar e as nuk ka pasur dhunë në të. Por, akoma nuk dihet motivi i vrasjes të cilin pritet ta mësojnë gjatë seancave gjyqësore nga deklaratat e 56-vjeçarit Naser Pajazitaj, si i dyshuari i vetëm në këtë rast.

Prindërit e Donjetës në fillim nuk dyshonin se vajza mund t’ju ishte vrarë nga kushëriri i tyre. Por, pasi Naseri u arrestua nga policia e tash e 18 muaj është në paraburgim, prindërit e saj thonë se kanë nisur t’i analizojnë raportet e tyre me familjen e tij.

Nëna Lumnija tregon se si Naseri nuk kishte lejuar që Donjeta të fejohej me një djalë në Zvicër. Ata kërkojnë të dinë arsyen se pse u vra vajza e tyre.

I dyshuari Naser Pajazitaj ka vuajtur dënimin për një vrasje të rëndë në fund të viteve të ’80-ta kur kishte vrarë një bashkëfshatar. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test