VV e gjen edhe një model për kryetar komune si Shpend Ahmeti? - Bota Sot
VV e gjen edhe një model për kryetar komune si Shpend Ahmeti?

Peja

E martë, 26 shtator 2017

VV e gjen edhe një model për kryetar komune si Shpend Ahmeti?

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 13:15
Bashkim Nurboja

Lëvizja Vetëvendosje mburret me qeverisjen e hapur dhe transparente të Komunës së Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, një ish profesor i shkolluar në Universitetin e Harvardit, në SHBA.

Por, një model të ngjashëm të politikanit modern dhe të shkolluar, VV po kërkon ta gjejë në secilën komunë ku ajo do të garojë në fund të këtij viti, përkatësisht më 22 tetor.

Së paku kështu duket, pasi për Komunën e Pejës, Vetëvendosje thuhet se do të kandidojë me Bashkim Nurbojen, një 37 vjeçar nga Peja, i cili ka kryer doktoraturën në Universitetin e Lubjanës, ndërsa studimet e magjistraturës i ka përfunduar në Angli, në Universitetin e Staffordshire.

Nurboja që nga viti 2006 ka qenë ligjërues në universitete të ndryshme dhe pjesëmarrës në shumë konferenca akademike në SHBA dhe Evropë, ndërsa përflitet si kandidati më serioz për tu kandiduar në Pejë.

Nurboja shihet si kandidat tejet serioz për Komunën e Pejës, sepse shihet si model i ri i politikanit modern dhe të shkolluar, i cili është dëshmuar në shumë nivele akademike.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test