Të shtunën në qytetin e Pejës do të mbahet akademi përkujtimore për Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj, e më pas do të bëhet dhe zbulimi i lapidarit për ta.
Në ftesën e Komunës së Pejës thuhet:
Nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, të shtunën (me 23.09.2017) organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj.
Akademia mbahet në amfiteatrin e qytetit ‘Istref Begolli’ në Pejë dhe fillon në ora 11:00, ndërsa në ora 12:00 do të bëhet zbulimi i lapidarit të tyre që është ngritur para objektit të policisë së Kosovës në Pejë.
Pjesëmarrja juaj nderon sakrificën jetësore të Sebahates e Isufit.