Elshani: I hyra luftës për drejtësi në Istog - Bota Sot
Elshani: I hyra luftës për drejtësi në Istog

Peja

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Elshani: I hyra luftës për drejtësi në Istog

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 13:17
Arif Elshani

Iniciativa qytetare “Të pavarurit e Istogut, ka mbajtur tubim zgjedhor në këtë qytet, ku janë prezantuar 15 kandidatët për asamblen komunale, të prirë nga kandidatin e pavarur për kryetar të Istogut, Arif Elshani, i cili ka kërkuar votën për ndryshim në zhvillimin ekonomik, shëndetësi dhe arsim.

Elshani tha se duna ta ndryshojnë Istogun duke filluar nga shëndetësia, kultura, zhvillimi dhe të gjitha lëmit që në komunën e Istogut po ngecin.

Ai tha se ka marrë një barrë të madhe që ta udhëheq Istogun bashkë me këta të rinj dhe qytetarët tjerë.

Elshani: Kam hy një luftë për drejtësi

“Unë kam hy një luftë për drejtësi, kjo është që të gjithë të jemi të barabartë dhe të drejt dhe të gjithëve të na jepet mundësia për punësim dhe mos të bëhet tenderomania vetëm për grupet e caktuara, ne kemi çava të ujitjes por s’kemi unë.......në gjatë muajin e parë të gjitha gjërat do të ndryshojnë pasi ne jemi të pa korruptuar, ne nuk kemi nepotizëm, ne jemi njerëzit më të drejt që do t’i japim Istogut, ju ftojë  “, ka thënë ai.

Ai ka ftuar qytetarët që ta ndryshojnë Istogun për fëmijët tonë.

Elshani: Fëmijët nuk e dinë ku e kanë perspektiven

 “Ne kemi 427 lindje në vit, ata nuk e dinë ku e kanë perspektiven, nga mjetet e dedikuara për qytetarët tonë ne në shëndetësi i qojmë vetëm 200 mijë euro, 3 milionë e gjysmë i dërgojmë nëpër male, 100 mijë i lajmë për arsim, çka mund të bëjmë me 100 mijë në arsim, nuk na intereson të kemi një arsim të denjët”, tha ai.

Në emër të të gjithë kandidatëve, kandidatja Eljesa Osmanaj ka deklaruar se i kanë hyrë një reforme që qeverisja aktuale e ka refuzuar, duke shkatërruar këtë qytet.

Osmanaj: Qyteti pothuajse ka vdekur

“Qyteti pothuajse ka vdekur, ekonomia dhe varfëria po shtohen, kujdesi shëndetësor është i kushtueshëm, shkollat po dështojnë fal udhëheqjes që ne sjellim. Të gjitha këto po ndodhin për shkak të dështimit tonë si kolektiv për të bërë zgjedhjen e duhur. Gjithçka që ne shohim është etje për pushtet, nënshtrim ndaj autoritetit, interesave egoiste. Një demokracie të edukuar i nevojitet pjekuri dhe disiplinë, jemi një vend i vogël, ka ardhur koha për ta zgjedhur historinë tonë“, ka thënë ai.

Përndryshe, janë prezantuar 15 kandidatët e pavarur për asamble komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test