Varroset 15 vjeçari nga Peja, vaji i nënës së tij ta këputë shpirtin

Peja

Varroset 15 vjeçari nga Peja, vaji i nënës së tij ta këputë shpirtin

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 20:02
Varrimi

Sot në fshatin Ballagajë të Pejës, i është dhënë lamtumira e fundit 15 vjeçarit Argjend Bekaj.

Shumë miqë e familjar të të njderit ishin mbledhur sot në varrezat e fshatit Ballagajë për t’ia dhën lamtumirën e fundit të riut i cili ndërroi jetë pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.

Nëna e 15 vjeçarit e kishte shumë të vështirë sot për t’ia dhën lamtumirën djalitë të saj, i cili edhe pse i ri në moshë para tre ditëve kishte gjetur punë për ta mbajtur familjën e cila po jetonte në kushte të rënda ekonomike.

Historia e familjës Blakaj është mjaft e dhimshme, ata po jetonin me pensionin e babait të tyre veteran i cili kishte ndërruar jetë para disa viteve, ndërsa ditë më parë kjo familje u vizitua nga biznesmeni pejan Adnan Hyseni, i cili e kishte ndihmuar me gjëra të nevojshme ushqimore si dhe i kishin gjetur punë 15 vjeçarit, i cili pas tri dite u aksidentua duke u kthyer në shtëpi.

Aksioni për ndihmën e kësaj familja është duke vazhduar, ku deri tani janë lajmëruar shumë bamirës përmes Adnan Hysenit i cili ka nisur këtë aksion.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat