Aktakuzë për dëmtim të buxhetit komunal në vlerë prej 30 mijë eurove

Peja

Aktakuzë për dëmtim të buxhetit komunal në vlerë prej 30 mijë eurove

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 13:30
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit H.K., pasi që buxhetit të Komunës së Pejës i ka shkaktuar dëme në shumën prej 30.000 eurove.

Sipas aktakuzës, i pandehuri H.K. prej datës 14.07.2016  e në vazhdimësi deri më 18.10.2016, në Pejë, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, si person përgjegjës për komunitete në Komunën e Pejës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete tejkalon autorizimet ligjore.

H.K. përmes disa programeve kompjuterike është futur në fjalëkalimet e zyrtarit për komunitete dhe asaj për tatim në pronë dhe nga sistemet e tyre kompjuterike ka arritur që të shlyejë obligimet tatimore të disa tatimpaguesve, duke përfituar për vete në mënyrë të kundërligjshme.

Prokurori i shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës, që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat