Aksident i rëndë në Pejë, lëndohen katër pasagjerë dhe dy këmbësorë

Peja

Aksident i rëndë në Pejë, lëndohen katër pasagjerë dhe dy këmbësorë

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 23:49
Aksidenti

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Pejës, përkatësisht te palestra e sporteve “Karagaqi”.

Sipas lexuesve nga aksidenti që ndodhi mes Golf 4-shit karavan e cila drejtohet nga një femër dhe Mercedesit 190 kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Nga ta 4 pasagjerë dhe dy këmbësorë janë goditur derisa po ecnin nëpër trotuar.

Image

Sipas tij, të lënduarve u është ofruar menjëherë ndihma mjekësore, dhe në vendin e aksidentit ka dal poashtu ekipi i zjarrfikësve.

Thuhet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe të njërës veturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat