Lekaj: Po punohet për hapjen e rrugës nacionale Pejë-Kuçishtë-Bogë

Peja

Lekaj: Po punohet për hapjen e rrugës nacionale Pejë-Kuçishtë-Bogë

Nga: A.M. Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 21:55
Pal Lekaj

Ministri Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ministria të cilën e drejton ai ka ndërhyrë që të lirohet për qarkullim rruga nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë, konkretisht të Shtupeq i Madh, kilometri i 13'të

Postimi i ministrit Lekaj:

Qytetare te Pejës me rrethinë, reshjet e dendura të ditës së sotme kanë bërë që në rrugën nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë, konkretisht të Shtupeq i Madh, kilometri i 13'të, të shkaktohen rrëshqitje të dheut e të gurëve e rrjedhimisht të ketë bllokim të rrugës.

Ministria e Infrastrukturës ka ndërhyrë përmes kompanive të mirëmbajtjes, po punohet edhe në këto momente që të lirohet për qarkullim kjo rrugë. Reshjet po vazhdojnë e kjo mund të përkthehet në rrëshqitje të tjera në këtë segment, prandaj ju paralajmërojmë që të jeni të kujdesshëm gjatë lëvizjeve.

Ne do të vazhdojmë të jemi në krye të detyrës sipas nevojës, prandaj një mirëkuptim dhe kujdes i dyanshëm do të nënkuptojë siguri më e madhe për të gjithë.

Image
Punimet
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat