Mësimdhënësi, Begatim Bytyqi, u ther me thikë nga një nxënës i tij.
Arsye për këtë incident që ndodhi në mesditë në afërsi të shkollës teknike “Shaban Spahija” në Pejë, ishte vërejtja me shkrim e profesorit për djalin që edhe më herët ishte dërguar në para-përjashtim.
Vetë profesori që u sulmua, me të marrë ndihmën mjekësore, u lëshua për në shtëpi, mirëpo nuk pranoi të flas për rastin.
Veçse zëvendësdrejtori pohon se ai nuk është mirë emocionalisht.
Nxënësi me inicialet E.H. vitin e kaluar kishte përsëritur klasën e 10’të dhe për një kohë ishte edhe në suspendim.
Sulmuesi i dyshuar gjendet në arrati dhe policia është vënë në kërkim të tij.