I jepet lamtumira e fundit atdhetarit Dinë Xhemajl Ahmetaj - Bota Sot
I jepet lamtumira e fundit atdhetarit Dinë Xhemajl Ahmetaj

Peja

E enjte, 20 shtator 2018

I jepet lamtumira e fundit atdhetarit Dinë Xhemajl Ahmetaj

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 06:15
Dinë Xhemajl Ahmetaj

Sot në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me nderime ushtarake i jepet lamtumira e fundit bashkëveprimtarit të Jusf Gërvallës, Dinë Xhemajl Ahmetaj.

Organizata e veteranëve të Luftës së UÇK-së në Deçan ka njoftuar se në ora 15:00 në Deçan mbahet akademi përkujtimore, ndërsa në ora 17:00 përcillet për në banesën e fundit i ndjeri Ahmetaj.

Dinë Xhemajl Ahmetaj ka humbur jetën tragjikisht afër Majës së Zezë në Shtupeq të Vogël.

Njoftimi i OVL e UÇK-së në Deçan:

Të nderuar qytetar të komunë së Deçanit dhe gjithë Kosovës ju njoftojmë se tragjikisht në bjeshkën e Shtupeqit të Vogël, afër Majës së Zezë, ndërroi jetë veprimtari i çështjes Kombëtare i burgosuri Politik, Dinë Xhemajl Ahmetaj nga Gllogjani i Deçanit. Bashkëveprimtar i Jusuf Gërvallës e Ismail Haradinaj, profesor i nderuar dhe luftëtarë i UÇK-së. Komemoracioni në nderim të jetës dhe veprës së tij mbahet ditë e premte më 15.06.2018 në ora 15:00 në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, ndërsa varrimi behet në ora 17:00 në Kompleksin Memorila “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan me nderime Ushtarake. Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit të devotshëm Dinë Xhemajl Ahmetaj !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test