Adile Goca

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Adile Goca

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 11:33
Adile Goca

Vdekja të ndau nga jeta, por jo nga zemrat tona. Ishe dhe do të mbetesh krenaria jonë.

Të përshkruash me fjalë përkujtimin ndaj teje si Nënë është shumë e vështirë, sepse ti kishe të gjitha me vete si personalitet. Nuk qenka e lehtë të gjejmë fjalë për të shkruar sepse çdo shkronjë është mbështjellur me lot.

U bënë 12 vite pa ty, 12 vite dhimbje e zbrazëti në zemrat tona, mall e pikëllim të pashuar për mungesën tënde. U largove nga kjo botë, por asnjëherë nga jeta jonë, kjo jetë pa ty mbeti kaq e ftohtë për ne. Zbrazët është vendi yt, por fjalët tua janë kudo të pranishme dhe do të mbesin gjithmonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për Ty, mallin dhe dhimbjen për Ty nuk po e shuan as koha. Pusho e qetë përjetësisht Nëna e dashur.

Të kujtojnë me mall të pashuar: djemtë Brahimi, Azemi, Ibrahimi, Agimi, Sahiti e Kemajli, vajzat Sylbija, Ajnishahi e Halitja dhe motrat, nipat, mbesat e rejat nga Zaskoku i Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat