Ismajl Pajaziti

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Ismajl Pajaziti

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 00:28
Ismajl Pajaziti

Është përsëri kjo kohë e veçantë e vitit, dita kur asgjë nuk duket se përbën interes për ne, përveç kujtimit për Ty MAN. Dhimbja që mbetem pa Ty MAN është e madhe, ike duke na lënë të përlotur, por krenarë që të patëm Babë të dashun dhe bujar, i cili na edukoi dhe na mbolli dashurinë për familje. Bashkë me dhimbje dhe pikëllim është edhe krenaria që ndjejmë për Ty MAN.

Veprat e tua humane dhe besnikëria e fjalës se dhënë e punës së bërë na bën që të mburremi me Ty MANI jonë. Faleminderit për te gjitha të mirat e tua dhe dashurinë që na fale. Do të jetosh në zemrat tona deri në momentin kur ajo të ndalë se rrahuri dhe të bashkohet me TY MAN.

Me shumë mall dhe shumë dashuri të përkujtojnë bashkëshortja Eminja, vajza Fatlumja djemtë Fatoni dhe Pajaziti si dhe reja Lejla, dhe mbar familja Pajaziti nga Ferizaj dhe Austria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat