Agim (Ukshin) Kelmendi

Perkujtime

E mërkurë, 01 maj 2024

Agim (Ukshin) Kelmendi

Më: 29 mars 2017 Në ora: 00:21
Agim (Ukshin) Kelmendi

Kur ditët rrokullisen kaq shpejt dhe Ti ike ,e ne mbetëm përherë, me zemër të thyer, por thesari  ynë është krenaria qe ne Ty të patëm.

Në vend të kartolinës që të urojmë ditëlindjen e 56 shkruajmë përkujtimin, nw vend të tortës me qershi që në muajin mars festonim me Ty, sot ulurojnë shumë shpirta, fjala dot si shëron, e lapsi lot pikon. Sot shkronjat hedhin valle, po qeshin dhe lapidarët, e numrat...ata po vendnumërojnë se janë zemërtharë, krahëthyer, syvenitur, ditë e errët e qiellvrerë për  Ty përvjetor.

Dhembja nuk ka fund, lotët nuk kanë fuqi të shprehin mungesën tende, andaj vdekja jote Baba i dashur, ishte një plagë e rëndë që në zemër na goditi. Thuhet jeta vazhdon por malli për Ty kurrë s'pushon, Urtësia dhe respekti që pate për ne na bënë edhe ma krenarë që të patëm.

Të vetmin ngushëllim gjejmë kur vijmë tek varri Yt i cili për ne është vend i shenjtë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe , paq dritë në jetën e amshuar.

Të pikëlluar, me lot në sy përjetë e mot: Bashkëshortja Nexhmije Kelmendi, fëmijët Kreshniku, Albani, Albini, Arbresha, Arlinda, Albulena, nipat e mbesat nga Austria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat