Halit (Ahmet) Dervishaj

Perkujtime

E shtunë, 11 maj 2024

Halit (Ahmet) Dervishaj

Më: 17 prill 2017 Në ora: 00:36
Halit (Ahmet) Dervishaj

Kaloi një  vit nga vdekja jote Bashkëshort, Gjysh i dashur e Ti do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona ashtu siç ishe i veçantë, i urtë, i mençur , e bujar.

Ditët kalojnë e ti Babush i dashur nuk gjendesh në mesin tonë, por tiparet dhe vlerat e tua të larta njerëzore na bëjnë të fortë kundrejt dhimbjes së madhe që kemi për Ty.

Do të kujtojmë çdo ditë me mallë, dashuri , respekt dhe krenari që të patëm, jo vetëm ne, por të gjithë ata që të njohën. 

Të kujtojmë me dhembje dhe krenari deri në amshim.

Të përkujtojnë: Bashkëshortja Zuka, reja Shehrija, nipat Kreshniku Kushtrimi e Getoarti dhe mbesa Leonora.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Halit (Ahmet ) Dervishaj

04.06.1932-16.04.2016

Sot një vit pa Ty i dashuri ynë Babë. Gjithmonë kujtojmë ditën kur u ndave përgjithmonë fizikisht nga ne dhe kalove në përjetësi.

Shpirtbardhësia jote dhe kujdesi i madh që tregove për ne do të jenë gjithmonë në zemrat tona, Mungesa jote babë, vërehet në çdo hap të jetës, zemërgjerësia jote,

fjalet e ëmbla, do të mbesin gjithmonë në zemrat tona.

Të përkujton: Vajza Azeminja, dhëndri Haxhija, nipat Bajrami e Berati dhe mbesat Egzona e Shqiponja

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Halit (Ahmet ) Dervishaj

04.06.1932-16.04.2016

Sot me datën 16.04.2017 u bën një vit pa ty Babë dhe gjysh i dashur. Ngrohtësia, mirësia dhe urtësia e jote na mungon shumë por malli dhe dashuria për ty, do të jetë gjithmonë me ne. Ishe shembull i një njeriu me tipare te rralla njerëzore, këshillat e tua janë ngushëllimi me i mirë për ne dhe do te na shërbejë si udhërrëfim për jetë. 

Vdekja te ndau nga jeta po ne zemrat tona përherë do te jesh i pavdekshëm.

I paharruar nga: Vajza Hava, dhëndri Naimi, nipat Sokoli dhe Arbri, mbesat Arbenita dhe Arbnora

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Halit (Ahmet) Dervishaj

04.06.1932-16.04.2016

U bë një vit pa Ty Babë, gjysh, shkove në botën tjetër duke na lënë përjetë të pikëlluar.

Dhimbje e zbrazëti në zemrat tona, mallë e pikëllim të pashuar për mungesën tënde.

U largove nga kjo botë, por asnjëherë nga jeta jonë.

I zbrazët është vendi yt, por fjalët tua janë kudo të pranishme dhe do të mbesin gjithmonë.

Të kujtojnë: Djali Feimi , reja Gjejrani, nipat Arlindi , Albini , mbesat Arbelinda dhe Laura.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Halit (Ahmet) Dervishaj

04.06.1932-16.04.2016

Sot u mbushën një vit pa Ty Babush

Për ne je i pavdekshëm, fjalët e ëmbla dhe puna e sinqeriteti i juaj do të na përcjellë gjithë jetën. Me mallë të kujton : Djali Jahjaja me familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat