Beqir Zejnullahu - Bota Sot
Beqir Zejnullahu

Perkujtime

E hënë, 29 maj 2017

Beqir Zejnullahu

Më: 20 maj 2017 Në ora: 01:59
Beqir Zejnullahu Nga Banulla-Lipjan

Ka 26 vite me radhë që shkruajmë për ty. Se pari filloj mami ta shprehte pikëllimin e saj për çdo përvjetor të humbjes tënde, por shpejt e morëm në rrugën e nënës dhe vazhduam të të përkujtojmë çdo vit.

Të shkruajmë për ty është bërë si ilaç për zemrat tona të përmalluara sepse mungesa jote në jetët tona është e madhe dhe nganjëherë edhe e papërballueshme.

Çdo moment i gëzimit na e shton kureshtjen se si do ta kishim përjetuar atë me ty, sepse e le njërën vajzë të porsalindur, tjetrën ende tëpa lindur.

Por edhe pse pas 26 vitesh, çdo lumturi e jetës kthehet në sfide për ne se na kujton më së shumti zbrazëtin që shkakton malli për ty.

Gezimi me i madhi qe kishim këtë vit ishte dasma e vajzës tënde qe ti pate mundësi ta shikosh vetëm nga lartë.

Edhe pse ke munguar fizikisht në çdo moment është ndjerë prezenca jote.

E ndjeja që nuk mu ndave për as një moment nga zemra ime.

Nuk ka gjë në këtë botë që s’do kisha dhënë sikur zoti të më kishte falur vetëm një çast atë ditë që të me mbash dorën duke me percjellur nuse.

Babi, krenaria jonë që jemi vajzat e tua është e pafundme, kurse neve na mbetet vetëm të shpresojmë që edhe ti të jesh sado pak krenar me neve dhe të jetojmë me kujtimin tënd të pavdekshëm.

Të kujtojnë me mall dhe dashuri bashkëshortja Arifja, vajzat Nazifja dhe Qendresa dhe dhëndri Taulandi.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pse u bashkua Ramush Haradinaj me PDK-në:

    Për postin e kryeministrit

    Kishin marrëveshje të fshehtë edhe më herët

    Nuk e di

    Shiko rezultatet
    test