Shpresa Mazrekaj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Shpresa Mazrekaj

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 00:07
Shpresa Mazrekaj

Një dhimbje e përhershme u ngjiz në ne, në jetën tonë kurrë më të rehatuar, kurrë më të lumturuar, që kur u ndave nga ne, më e dashura jonë Shpresa!

Vitet kalojnë, tashmë 28 vjet, pa asnjë bekim, që kur nuk të kemi pranë. Nga ajo dhembje dhe ndarje e kobshme, kurrë më nuk ishim si më parë. S’kish dhe as nuk ka fjalë që përshkruan vuajtjet tona, s’kish dhe s’ka mendim që na qetëson shpirtrat tona.

Atëherë kur shpresat tona po rilindnin, atëherë kur jeta jonë po merrte hov, ti shkove në amshim, në kulmin e rinisë, bukurisë dhe shkëlqimit tënd.

Por, kujtimet për ty do të mbeten të përjetshme, të paharrueshme!

Me mall të pashuar të përkujtojnë baba Ibrahimi, nëna Vasfija, vëllezërit Xhevdeti, Xhaviti e Xhevati dhe motrat Shqipja e Shkëndija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat