Sali Binak Jaha

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Sali Binak Jaha

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 00:04
Sali Binak Jaha

Vitet po ikin si ditët, por po rikthehen njësoj me dhimbjen dhe kujtimin për ty baba, bashkëshort e vëlla, dhe ajo ditë lamtumire e pesë viteve më parë, mbetet e paharruar nga dhimbja për ndarjen e pashmangshme. Dhe ne sot kuvendojmë për porositë tuaja që janë të përjetshme për ne. Ne kemi vetëm një dëshirë, ti ruajmë e ti mbajmë fisnike veprat tuaja atdhetare, që ndrijnë dhe mbajnë të gjallë shpirtin fisnik të shqiptarit.

Ndoshta si në ditët Tuaja më të vështira, shqiptarët kanë nevojë për vlerat e njerëzve si ju, mos t’ia shtojmë vuajtjet atdheut dhe as familjes, por t’i japim gjithçka nga vetja kur na kërkohet, dhe të jemi të gatshëm për çdo sakrificë, deri në flijim.

Kjo është rruga jonë, e përcaktuar nga Ju, e filluar nga vëllai juaj Qerimi, dhe e vazhduar me dinjitet deri në frymën e fundit nga Ju, gjë për të cilën jo vetëm ne, familja, por të gjithë ata që të njohën ua patën lakmi.

Ju po ashtu jeni modeli i respektit dhe dashurisë vëllazërore, atdhetarisë, moralit dhe të bujarisë njerëzore, ashtu siç kanë ditur të krijojnë modele vetëm shqiptarët shpirtmëdhenj.

Ne do të mbetemi përgjithmonë krenarë që ju patëm.

Qoftë e përjetshme dashuria juaj e bekuar për atdhe, për dheun e Kosovës!

Ju kujtojnë me Mall, dhimbje dhe pikëllim gjithmonë: Familja Jaha, Nipi Shejh Xhemajlia, Motra e Salihit Mema me Familjet; bashkëshortja e Salihit Fana, djemtë Jaha, Ganija, Shyqerija, Zenuni dhe Hidaja me familjet e tyre; Vajzat Ruka, Shyhreti dhe Sheribani me Familjet e tyre, si dhe vajza e Qerimit Zeraja me Familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat