Arbër Ramiz Dina

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Arbër Ramiz Dina

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 00:07
Arbër Ramiz Dina

Vëlla i dashur, shpresoj që atje lart janë duke të trajtuar ashtu siq e meritoje këtu afër nesh, por jam shumë i bindur që Zoti atje lart të mbanë në një vend të veqant! Kam fillu me ta harru zanin.

A do ta besoje?

Ka netë kur sillem në shtrat për orë të tëra duke u munduar të kujtoj veq një copëz bisede me Ty, e nuk ja dal.

Ka ditë kur njerëzit më flasin e unë edhe pse jam pranë nuk jam aty. Do doja shumë të ishe këtu, afër nesh, afër meje më ditën që quhet dita më e lumtur e jetës, në ditën kur do ti jap premtimin dashurisë sime që do ta dua deri ditën që do ta jap frymën time të fundit, do të doja të ishe këtu, afër meje, të tregoje sa krenar je sepse ashtu ke qenë gjithmonë.

Pa Ty nuk do të jem më kurrë ai që isha, as nuk përpiqem më.

E kam mësuar, janë disa plasaritje në shpirt që nuk shlyhen nga koha.

E në secilën pjesë të shpirtit e kam mallin për Ty…

E përkujton: Vëllau Gazmend  Dina si dhe mbarë familja Dina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat