Familja Metaj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Familja Metaj

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 00:08
Familja Metaj

Sot më  8 gusht u bënë 9 vite nga ndarja aksidentale e më të dashurve tanë

Mustafë Xhemail Metaj - 07.04.1950 - 25.08.2008

Besarta Teki Metaj - 26.01.2003 - 08.08.2008

Gonxhe Ramaj Metaj - 10.10.1981 - 08.08.2008

Besnik Mustafë Metaj - 13.09.1983 - 08.08.2008

Teki Mustafë Metaj - 16.04.1979 - 08.08.2008

Besart Teki Metaj - 19.03.2005 - 08.08.2008

Thonë se koha i shëron plagët, mirëpo kjo s’qenka aspak e vërtetë, për mua plagët veq sa janë shtuar çdo ditë e më shumë. Kujtoj gjërat me ju.Edhe pse askush nuk mundë të vërejë vuajtjen time zemra mu është bërë e tëra copa të vogla që nuk ngjiten më kurrë sepse dhe unë i kujtojë momentet e mira dhe të vështira që i patem bashkë.

Ah baba i dashur na rrite dhe na edukove që të kemi nderë dhe respekt për të tjerët.Ishte shumë e vështirë të punoja dhe të vazhdoja përpara sepse isha mësuar gjithmonë ta kem mendimin tëndë se mos po gaboj dikund. Mungesa jote Teki më ka mbyllur në errësirë momentet e fundit kur të kam parë nuk më hiqen nga sytë edhe pse dukeshe sikur po flije në atë spital të mallkuar ajo fotografi s’më hiqet nga sytë asnjëherë.

Besniku im motra ende vuan si nuk munda të të shohë para se ta jepja lamtumirën e fundit, ti përkedhelja edhe një herë ato flokë të buta, mirëpo së paku  ti na le një pjes tënden pas Besmirën e vogël që sa do pakë  t’na shuan mallin që kemi për Ty.

Vështirë edhe pa Ty kunat e dashur sa herë ngjitem në dhomën tënde shikoj fustanet në dollap por që z’do të mund ti veshësh më nusja jonë e bukur.Besarta ime Besi shikon moshataret e tua duke shkuar në shkollë dhe zemra ime plas që ti kishe lënë çantën gati që kur të ktheheshim nga pushimi ta nisje shkollën, por su ktheve kurrë zemra ime. Ka ca fjalë dhe për voglushin tim Besartin që më mungon shumë tani kur mbushi vaskën për të larë djalin tim mendja më shkonë  tek Besarti që shumë dëshironte t’ja mbushja dhe ta laja me shamponin e tijë të preferuar. Më është ndalur dhe mua koha ashtu si juve, marr frym por pa ju nuk po di të jetojë shkuat në përjetësi por për mua mbetët këtu. 

Të përjetshëm fjalët nuk mbarojnë dhe po të shkruaj pa fund, por këto ishin disa gjëra të vogla që doja ti kujtoja në këtë ditë shumë të vështirë për ne.

Me pikëllim të thellë ju kujton : Vajza Besa me bashkëshortin Armendin, fëmijët Besniken, Betinen, Admirin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat