Lirije dhe Fatime (Muhamet) Vezaj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Lirije dhe Fatime (Muhamet) Vezaj

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 00:26
Lirije dhe Fatime (Muhamet) Vezaj

Kaluan plot  27  vite pa Ju vajzat tona të dashura. S' ka fjalë as lot që  e përshkruan mallin dhe dhimbjen që kemi për Ju, dy lulet e  kopshtit tonë. Nuk e duam këtë muaj në kalendar sepse na morri engjëjt tanë.

Gushti është i nxehtë dhe e thane çdo  gjelbërim, kurse neve na ka tharë zemrat. Çdo fjalë është e paktë të përshkruajmë  zbrastinë që na keni lënë pas. Ju do të mbeteni gjithmonë kujtimi jonë më i bukur.

Me mallë dhe dhembje në shpirt  ju kujtojmë:  Baba  Muhameti, Nëna  Shanije, vëllezërit Afrimi, Fatmiri, Flamuri, Elbasani dhe Lirimi, motrat  Sabajetja dhe Sadmirja, kunatat  Fehmija, Vlora, Laureta, Qendresa dhe Shkendija, si dhe nipat e mbesat Fatimja, Arditi, Altini, Samiu, Olsiani, Lirija,Onida, Omeri, Anuara, Ajla, dhe Ezani  si dhe gjithë familja Vezaj nga Zhuri dhe  Bazeli i Zvicrës  dhe Amerika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat