Azem (Rexhë) Mazrekaj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Azem (Rexhë) Mazrekaj

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 00:38
Azem (Rexhë) Mazrekaj

Ia kam ngulur sytë këtij dokumenti të zbrazët prej disa çastesh pa e ditur  se çfarë të shkruaj...Jo sepse nuk kam asgjë për të të thënë, por sepse kam shumë. Mund të shkruaj orë e orë, por një gjë është e sigurt, asgjë nga këto që them apo shkruaj, nuk mund të jetë e mjaftueshme për të përshkruar dashurinë që kam për TY.

Teksa fillojë të shkruaj ndjej lotët që më rrëshqasin faqeve….Është përsëri kjo kohë e veçantë e vitit, përsëri dita kur koha duket sikur ngrin dhe e gjithë bota ime vërtitet rreth një momenti.

Ndonëse sot është data kur ti ike përgjithmonë dhe një familje e tërë të kujton, këtë ditë unë  të  kujtojë TY gjithë kohës. Asnjë ditë nuk kalon pa të pasur TY në mendimet e mija.

Sot unë besoj se do të kem gjithë jetën një Engjëll mbrojtës në krahun tim.

Do të doja të them ( Faleminderit ) për gjithçka që kam dhe gjithçka që jam…Do të doja të falënderoja që më dhe Jetën. Falë teje, jam ky që jam. E mira dhe e keqja…

I paharruar.

Të përkujton familja Mazrekaj nga Peja e ( Zvicra).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat