Havë (Sylaj) Tahirsylaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Havë (Sylaj) Tahirsylaj

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 00:22
Havë (Sylaj) Tahirsylaj

Përsëri erdhi korriku, por jo si herave tjera , erdhi vera më e hidhur se kurrë më parë.

Me ikjen tënde nga kjo botë, humba personin më të çmuar dhe gjysmën e zemrës.

Nuk ka ditë që nuk të mendoj dhe vazhdoj  të jetoj duke menduar se je pranë meje Nënë.

Thuhet se jeta vazhdon, por malli për Ty Nënë kurrë nuk pushon, ajo fytyrë plot gëzime, ajo zemërgjerësi që vetëm një

Nënë si Ti mund ta ketë. Ti do të jetosh gjithmonë në  kujtimet e mrekullueshme që na le pas. 

Do të kujtojmë gjithmonë si një Nënë dhe Gjyshe të fortë dhe shtyllë të shtëpisë.

Ti ishe dhe do të mbetesh motivi im Nënë.

Gjithmonë krenarë që të patëm dhe shumë të pikëlluar që të humbëm : Vajza Hata, Mbesat Vendona dhe Marigona, Viena - Austri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat