Sali Binak Jaha

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Sali Binak Jaha

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 00:10
Sali Binak Jaha

Është vërtetë e dhimbshme të shkruhet për Ty....Malli, dashuria, dhe nostalgjia për Ty i shtrenjti ynë, baba, bashkëshort, e vëlla, kanë zënë vend të përjetshëm në zemrat tona.... Thonë se dhimbja që buron nga shpirti, nuk përshkruhet dot me fjalë.... Dhe ne me këtë fatkeqësi u bindëm, që në ditën që Ti u ndave nga ne, i dashuri ynë.... Që në ditën kur padrejtësisht vdekja të rrëmbeu nga jeta, dhe të thamë lamtumirën e fundit, ne u bindëm se sa e zbrazët qenka jeta pa Ty....

Jeta është e padrejtë nganjëherë, sepse kur ne humbim të dashurit e zemrës, një pjesë e shpirtit tonë, shuhet bashkë me ta...Ti nuk ishe një njeri i thjeshtë që harrohet shpejt, pasi kishe lënë shumë vepra të gjalla pas vetës...

Ti ishe një njeri me zemër të madhe, një njeri bujar, fisnik, i dashur, i mirë, atdhetar, e mbi të gjitha, ishe njeri me shpirt njeriu.....Ne edhe sot pas kaq viteve ruajmë kujtimet e tua të freskëta, fjalët e tua, këshillat, virtytet tua, porositë, dhe mundohemi t’i qojmë në vend ato, ashtu siç i qojmë në vend amanetet e fundit të jetës....Ne mburremi që jetuam në të njëjtën periudhë me ty, që patëm fatin të kemi pranë një njeri si Ti, që kurrë nuk diti të thotë “ jo” dhe ta lëndojë askënd...`

E përkujtojnë  me mall, dhimbje dhe pikëllim gjithmonë: Familja Jaha, Nipi Shejh Xhemajlia, Motra e Salihit Mema me Familjet; bashkëshortja e Salihit Fana, djemtë Jaha, Ganija, Shyqerija, Zenuni dhe Hidaja me familjet e tyre; Vajzat Ruka, Shyhreti dhe Sheribani me Familjet e tyre, si dhe vajza e Qerimit Zeraja me Familje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat