Rilind Zenunaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Rilind Zenunaj

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 00:26
Rilind Zenunaj

Urime ditëlindja yll, yll ishe e u bëre një engjëll i pavdekshëm.

Qenka shumë vështirë të shkruash për Lindin, e edhe më e rëndë që Ti nuk je në mesin tonë në këtë ditë

të veçantë sikur se  ishte para 6 viteve me buzëqeshje, krenari, gëzim që festonim së bashku.

Sot mbetën te ne vetëm lotët e mallkimit që aq shumë vuajmë për Ty.

Do të jesh i paharruar për ne Engjëlli jonë i dashur.

Urime ditëlindja Rilind, edhe pse Ti nuk je në mesin tonë, kjo ditë do të jetë një ditë e shenjtë për ne, kujtimet tona për Ty s'do të shlyhen kurrë nga zemrat tona.

E kujtojnë me mallë e me lot në sy: Babai Misini, nëna Ajmanja, motra Rilinda, vëllau Rinori , dhe mbarë farefisi nga Gremniku i Klinës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat