Këto janë vendimet që mori MAPL, gjatë 100 ditëshit të parë qeverisës

Politika

Këto janë vendimet që mori MAPL, gjatë 100 ditëshit të parë qeverisës

Nga: A.Morina Më: 30 qershor 2021 Në ora: 15:12
Arkiv

Padyshim që pandemia Covid-19, ka ndikur jashtëzakonisht shumë në të gjitha sefrat e jetës.

Krahas kësaj, shume plane dhe projekte të institucioneve shtetërore dhe organizatave të ndryshme kanë mbetur pa u përfunduar, shkruan “Bota sot”.

E ndikimit negativ të Covid-19, nuk i ka shpëtuar as ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ministri Elbert Krasniqi për gazetën “Bota sot”, ka folur lidhur me këtë temë.

Pavarësisht kësaj, ministri u shpreh se kabineti qeverisës ka bërë përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e punëve dhe proceseve të rregullta të punës.

“Si në çdo sferë tjetër të jetës, pandemia ka ndikuar në realizimin normal të planeve të punës, mirëpo ne si kabinet pavarësisht sfidave kemi bërë përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e punëve dhe vazhdimin e proceseve të rregullta të punës”, deklaroi ai.

Mirëpo, ministri me kabinetin e tij, pa marrë parasysh sfidave të koronavirusit, për 100 ditëshine parë qeverisës monitoruan 108 mbledhje në kuvendet komunale.

Ai dha detaje edhe për miratimet e ligjeve, rregulloreve dhe vendimeve të ndryshme që u implementuan në këtë periudhë kohore.

“MAPL gjatë periudhës 100 ditore ka monitoruar 108 mbledhje kuvendet e komunave kanë mbajtur gjithsej, prej tyre 96 mbledhje të rregullta, 8 të jashtëzakonshme si dhe 4 solemne. Janë monitoruar 100% të mbledhjeve të kuvendeve komunale. Kuvendet e komunave kanë miratuar 374 akte, prej tyre 37 rregullore dhe 337 vendime. MAPL ka konfirmuar 145 akte të ligjshme dhe 11 akte janë kthyer në rishqyrtim. Në ministri të linjës janë dërguar 28 rregullore si dhe 102 vendime për vlerësim të ligjshmërisë, nga të cilat 23 akte të ligjshme janë vlerësuar, kurse për 10 akte është kërkuar që të rishqyrtohen”, përmbylli Elbert Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat