U kërkua përjashtimi i mësimdhënësve nëse nuk vaksinohen, juristi tregon se a është e mundur kjo

Politika

U kërkua përjashtimi i mësimdhënësve nëse nuk vaksinohen, juristi tregon se a është e mundur kjo

Nga: A.Z Më: 10 gusht 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Analisti politik Agron Demi, ka kërkuar që asnjë mësimdhënës që nuk është plotësisht i vaksinuar të mos lejohet në klasë.

Ai madje ka kërkuar edhe përjashtimin e tyre nga puna.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se vaksnimi bëhet vetëm nga vullneti dhe jo të jenë të detyruar.

Ai thotë se kjo deklaratë nuk mund të zbatohet, sepse është shkelje ligjore.

“Vaksinimi është një çështje që bëhet vetëm nga vullneti i mirë i çdo qytetari. Shteti nuk ka mundësi në nxjerrje të ndonjë ligji a të vendimit me të cilat mund t`i detyrojë qytetarët për vaksinim. Raste të tilla nuk kemi askund. Ky deklarim i analistit Agron Demi është një propozim që nuk mund të zbatohet. Përjashtimi nga puna pse nuk vaksinohet i punësuari është shkelje e të drejtës elementare të njeriut”, ka potencuar ai.

Më tej, ka shtuar se vetëm nëse Kuvend nxjerr ligj të tillë, mund të përjashtohen nga puna, por që sipas Kelmendit ky ligj nuk ekziston.

Ai shton se duhet të shpjegohet bindshëm vaksinimi nga organet kompetente.

“Ndërsa, përjashtimi nga puna bëhet kur nga Kuvendi i Kosovës nxirret një ligj për vaksinim. E ky ligj kërkon vaksikim ose dalje nga puna. Kësi ligji nuk ka. Çdo masë që mund të bëhet sipas analistit e kthen gjykata në punë. Kështu ka vetëm shpenzime, asgjë tjetër. Mbetet që vaksinimi të vazhdojë mbi bazën e vullnetit. E këtu duhet punë nga organet kompetente. Ato duhet të shpjegojnë mirë dhe qartë e bindshëm vaksinimin”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat