Pula: Pjesëmarrja e Richard Grenell në darkën e Marko Gjuriqit, ka të paktën dy arsye

Politika

Pula: Pjesëmarrja e Richard Grenell në darkën e Marko Gjuriqit, ka të paktën dy arsye

Nga: A.M. Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 16:56
Richard Grenell

Serbia po synon t’i forcojë marrëdhëniet me Amerikën, duke fituar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë. Për këtë, presidenti serb, Aleksandëar Vuçiq e ka angazhuar ambasadorin e tij në Uashington, Marko Gjuriq. 

Ky i fundit, para disa dite ishte në një darkë të organizuar për disa anëtarë të Kongresit Amerikan dhe ish-emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. 

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Shqiprim Pula në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi darkën e Gjuriqit me Grenellin. 

Fillimisht, ai përmendi dy arsyet që u bënë bashkë ambasadori serb me ish-zyrtarin e Trumpit, ku njëra ndër to mund të jetë edhe konfirmimi i angazhimit të Grenellit për të realizuar interesat serbe. 

Image
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Shqiprim Pula

“Pjesëmarrja e Richard Grenell në darkën e shtruar nga ambasadori serb, Marko Gjuriq, duhet parë të paktën mbi dy arsye, e para, kurtuazia ndaj një ish-zyrtari të administratës Trump me detyra dhe përgjegjësi shumë të larta duke e gostitur me darkë për shkak edhe të festave të fund-vitit; dhe e dyta, përmes fotografive të publikuara të konfirmojnë më tej angazhimin e tij për të ndihmuar realizimin e interesave të Serbisë, siç edhe e publikua nga gazeta serbe ‘Nova’, ditë më parë!”, deklaroi Pula. 

Ndër të tjera, tha se është shumë e qartë që Grenell nuk ka ndonjë përgjegjësi në administratën e Bidenit, ndërsa deklaroi se nuk dihet se a ka ndonjë plan të fshehtë me Serbinë. 

“Nëse ka ndonjë plan Richard Grenell, neve këtë nuk mund ta dijmë, nëse Serbia respektivisht zyrtarët e saj kanë ndonjë plan s’bashku me Grenell, as këtë nuk mund ta dijmë, por se çfarë për neve është e qartë, është se Grenell aktualisht është pa ndonjë përgjegjësi brenda administratës Biden”, përfundoi Shqiprim Pula për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat