Dy dekada nga vrasja e Tahir Zemajt, prokuroria heshtë/Gjykata Speciale heshtë?!

Politika

Dy dekada nga vrasja e Tahir Zemajt, prokuroria heshtë/Gjykata Speciale heshtë?!

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 4 janar 2022 Në ora: 10:37
Koloneli Tahir Zemaj

Po bëhen gati dy dekada që nga vrasja tragjike e kolonelit Tahir Zemaj bashkë me ish kryetarin e Forumit të LDK-së në Deҫan, Hasan Zemaj dhe djalit, Enis Zemaj. Tahir Zemaj ishte vrarë në pritë në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit 2003 kur vetura e tij ishte goditur nga një breshëri plumbash.

Ndonëse kanë kaluar 19 vjet nga kjo vrasje e trefishtë, ende nuk është zbardhur ky rast tragjik, madje organet përgjegjëse heshtin, pavarësisht se nuk kanë informacione të reja.

Gazeta ‘Bota sot’ ka kontaktuar Prokurorinë e Pejës që kishte marrë përsipër këtë rast, mirëpo ata nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje. Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj kishte premtuar se brenda disa muajsh mund të ketë ndonjë informacion pasi kishte marrë përsipër tërë lëndën për ta studiuar.

“Nuk mund të flas për veprime konkrete, sepse thashë se më duhet t`i marr, t`i studioj ato lëndë së bashku me prokurorët që i kanë në punë dhe mandej pas disa muajsh të flasim a është ndërmarrë diçka apo jo”, pati deklaruar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

Gazeta ka tentuar të marrë komente edhe nga familjarët e kolonelit Zemaj, nëse ende kanë shpresa nga drejtësia e Kosovës për të zgjidhur këtë rast, apo kanë shpresa tek gjykata speciale për këto vrasje tragjike. Megjithatë familjarët nuk kanë folur rreth kësaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat