Gjykata Komerciale/ Naim Miftari kërkon ‘goditjen’ e SHIK-ut, PRONTO-s dhe këtyre politikanëve

Politika

Gjykata Komerciale/ Naim Miftari kërkon ‘goditjen’ e SHIK-ut, PRONTO-s dhe këtyre politikanëve

Nga: N. Sh. Më: 27 janar 2022 Në ora: 19:05
Ilustrim

Gjykata Komerciale tashmë së shpejti pritet të formohet në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas miratimit të Projektligjit për Gjykatën Komerciale tha se ky ligj krijon mundësi të mjaftueshme për rritjen e efikasitetit në zgjidhjen e kontesteve tregtare, me qëllim që të drejtat e bizneseve të fituara nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare dhe administrative të realizohen pa vonesa.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka shkruar se ky ligj lehtësohet tërheqja e investimeve të jashtme, duke na bërë kredibilë, seriozë dhe të përkushtuar për drejtësi dhe të drejtën, drejt zhvillimit ekonomik.

“Themelimi i Gjykatës Komerciale do të përmirësoj gjendjen përmes aktgjykimeve meritore për zgjidhje përfundimtare të rasteve nga gjyqtarët, numri i të cilëve do të rritet konsiderueshëm, nga vetëm 5 sa kanë qenë deri tash. Mbi 3.000 raste qysh në fillim do të jenë subjekt shqyrtimi i kësaj Gjykate, që do të ketë juridiksion edhe për rastet përmbarimore, duke zgjidhur afërsisht 500 raste të kësaj natyre në vit”, ka shkruar Kurti.

Për këtë çështje ka folur edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se, është për t’u përshëndetur dhe mjaft inkurajues fakti që formimi i kësaj Gjykate është ndihmuar nga USAID-di amerikan me ekspertet e vetë, gjë që jep shpresë, se edhe pse tepër ngadal gjërat po lëvizin para.

Sipas tij, vetingu mbetet ajo shpresa kryqore që të pastrohet shteti dhe drejtësia nga mafia politike e ish-politikanëve të korruptuar dhe të tej-kriminalizuar.

“Se do të ketë shumë pengesa përgjatë rrugës me sfida, këtë  e tregoj edhe loja e KPK-së rreth tentimit të zgjedhjes së   kryeprokurorit ku haptas po tentohet të shkohet në drejtimin për ta emëruar e zgjedhur një kryeprokuror të Kosovës që do të jetë kukull e Pronto-mafias. Dhe nëse  lejohet të ndodhin këso rastesh, apo këso lloj emërimesh të ndikuara nga SHIK-u ilegal dhe Pronto-Mafia e instaluar në KGJK dhe KPK, atëherë Qeveria Kurti duhet të dorëhiqet”, thotë Miftari.

Ai pohon se, vetë emri i ligjit, preambula e tij, tregon se Gjykata Komerciale, do të merret vetëm me fushën e biznesit dhe me krimet komerciale që rrjedhin nga ekonomia.

“Pra dhe do të punoj ndaras nga krimet tjera penale. Miratimi i kësaj gjykate me 74 deputetë të Kuvendit të Kosovës, flet për mbështetje të mjaftueshme politike ndaj këtij projekti, e cila gjykatë do te bëj rendin dhe ligjin në çështjet e kontesteve të biznesit dhe të thyerjes së barrierave që deri sot ju bëheshin investimeve të jashtme nga grupet e klaneve mafioze të instaluara në sistemin e drejtësisë, në lidhje të ngushtë me krimo-politikën, barriera këtij që niseshin nga procedurat burokratike e deri te  kërkimi i haraçit. Ky ligj siguron lirinë e ndërmarrjeve për operim dhe konkurrencë lokale në treg, krijon më shumë hapësirë veprimi për firmat duke ndikuar ligjërisht në  barazinë e palëve dhe të drejtën e pronës dhe të të bërit biznes, e sidomos do ta ketë efektin e vetë pozitivë në fushën e zbatimit të e kontratave në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Kjo gjykatë do të ju ndihmoj edhe emigrantëve, qytetarëve tonë që kanë krijuar biznese në diasporë dhe duan të investojnë në vendin tonë”, thotë tutje Miftari.

Ai shprehet se, ata tani e tutje, pas hyrjes së ligjit në fuqi, do të mundë ta bëjnë këtë pa hezitim, sepse në të ardhmen një kontest gjyqësor nuk do të zgjatë 5-6 vite kohë e më shumë, sikur që ka ndodhur deri më tani.

“Drejtësia mund të dështoj edhe në Gjykatën Komerciale nëse ndodhë që aksidentalisht të instalohen, të kontrabandohen edhe në këto vende pune sekserët e Adem Grabovcit - PRONTO-s dhe sekserët krimo-politik të PDK-së, LDK-së e AAK-së, AKR-së e PSD-së! Dhe nëse ndodh kapja nga kjo strukturë mercenare e instaluar në padrejtësinë kosovare,  gjërat do të vazhdojnë të jenë të njëjta sikurse deri sot, pra do të kemi gjyqësi të kapur nga mafiaoligarkia krimo-politike, sikur që ishte edhe më herët dhe që është edhe sot, pavarësisht që Kosova kishte ligje të mira, ligjet  ekzistuese, por ato ligje nuk implementoheshin e nuk po zbatohen as sot nga prokurorët e gjyqtarët e kapur nga krimo-politika të cilët po ia bëjnë avokatinë krimit të organizuar duke shkelur ligjin në dëm të qytetarëve të dëmtuar deri në viktimë ngase nuk e mbronin, por e mbronin shefin e tyre dhe klanin e tyre mafioz dhe Oligarkinë kriminale si dorë të tyre të zgjatur dhe në bashkëortakeri të fshehur”, thekson ai.

Sipas tij, themelimi i kësaj gjykate jep shpresë se gjërat ngadalë, por sigurt po ecin para me gjithë pengesat që po ju bëjnë elementët e ish pushtetarëve siç ishin e janë togu i KGK dhe i KPK.

“Këto janë vetëm lodra e mercenare të instaluar të  PRONTO-s, të SHIK-ut ilegal e parainstitucinal dhe klanit të Isa Mustafës e diçka më pak edhe të Ramush Haradinajt dhe Behgjet Pacollit... Se do të ketë shumë pengesa përgjatë rrugës me sfida, këtë e tregoi edhe loja e kërcenuese e KPK-së rreth tentimit të zgjedhjes së kryeprokurorit ku haptas po tentohet të shkohet në drejtimin për ta emëruar e zgjedhur një kryeprokuror të ri të Kosovës që do të jetë kukull e PRONTO mafias. Dhe nëse lejohet të ndodhin edhe këso lloj emërimesh kërcenuese për drejtësinë në vend dhe deri edhe kriminale, atëherë Qeveria Kurti duhet të dorëhiqet, pasi nuk po di e do, apo nuk po mund t’i mban premtimet ndaj qytetarëve të cilët mbi 50% ia dhane votën pas premtimit dhe thirrjes ‘e pas fitores se Kurtit, shteti do të udhëhiqet nga njerëzit e pastër që e mbrojnë dhe zbatojnë ligjin, shtetin ligjor dhe drejtësinë për të gjithë qytetarët pa dallim’”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat