E paralajmëroi luftën në Kosovë: O Sami Lushtaku komandantët tu nuk janë me as për fyell as për filikaqë

Politika

E paralajmëroi luftën në Kosovë: O Sami Lushtaku komandantët tu nuk janë me as për fyell as për filikaqë

Nga: H.O. Më: 10 mars 2022 Në ora: 22:06
Ilustrim

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim të tij për Bota sot, ka reaguar ndaj deklaratës së Sami Lushtakut lidhur me luftën e mundshme në Ballkanin Perëndimor.

Lushtaku ka thënë se nëse Serbia e sulmon Kosovën KFORI dhe NATO nuk lufton për ne.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Maxharraj, duke thënë se Lushtaku paska harruar se kush e çliroi Kosovën në vitin 1999.

“Rusia edhe në ditën e 13-të nuk po mund e pushton Ukrainën, përkundrazi po ka humbje të mëdha në frontin e luftës nga ushtria e Ukrainës e cila me plotë heroizëm dhe vendosmëri po e mbron vendin e vetë nga agresori. Por, po ka shqetesime të mëdha se lufta mund të zbres edhe në Ballkanin Perëndimor, ku më të rrezikuarat flitet se do të jenë Bosnja dhe Kosova. Edhe Kosova mund të jetë në rrezikë që të sulmohet nga Serbia, për çka qytetarët e Kosovës janë mjaftë të shqetësuar. Por disa thonë se Serbia nuk guxon të sulmoj Kosovën kur brenda saj është KFOR-i dhe NATO e cila që nga lufta qëndrojnë në Kosovë për të mbajtë sigurinë e saj. Por do si do Serbia nuk guxon ta sulmoj Kosovën pa e sinjalizuar i çmenduri i Rusisë Vladimir Putin”, thotë Maxharraj.

Ai thotë më tutje se, ‘a do të sulmoj Serbia Kosovën për këtë e paska kap derti komandantin milioner Sami Lushtaku, i cili sot paska lëshuar “bombën” duke deklaruar se nëse Serbia e sulmon Kosovën KFORI dhe NATO nuk lufton për ne’.

“Si duket Sami Lushtaku paska harruar se kush e çliroi Kosovën me 1999 duke e bërë hi e pluhur Serbinë gjatë bombardimit të saj për 78 ditë e natë. E lidhur me këtë komandanti milioner Sami Lushtaku në panik e sipër iu paska drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit se ai paska pritur nga Kurti që t’i thërretë të gjithë komandantët dhe të kërkoj nga ta edhe mendimin e tyre për rrezikun qe po i kanoset Kosovës nga ndonjë sulm eventual i Serbisë në veriun e Kosovës. Kjo i bie sipas Lushtakut në rast lufte edhe komandantë duhet të merrën në konsiderate”, thotë ai.

Maxharraj madje i bën një pyetje Lushtakut, se për cilët komandantë e ka fjalën.

“Nëse mendon në komandantet e Shtabit te Rognerit ata nuk janë komandantë të vërtetë sepse të gjitha ata nuk kanë marrë pjesë në luftë, por kanë marrë pjesë me manipulimin e luftës, në keqpërdorimin e UÇK, ata luftën kryesore nuk e kanë pasë me Serbinë por me ushtrinë e Ibrahim Rugovës ku mbi 80% të ushtarëve që luftuan ishin nga radhët e LDK, dhe nga kjo këta luftëtarë abuzoheshin, luftoheshin deri në likuidim nga komandantët e Shtabit të Rognerit ku shumë prej tyre edhe u likuiduan gjatë luftës. Apo komandantët e njëjtë të cilët i bënë rrush e kumbulla dy fondet, atë: Vendlindja thërret dhe Fondin 3%, që nga parat e miliardëshe të mbledhur nga diaspora as 10% nuk kanë arrijtë në frontin e luftës, kurse mbi 90% të këtyre fondeve i bënë rrush e kumbulla komandantët e Shtabit të Rognerit të cilët sot janë milionera. Këtë më së miri e tregon fakti se familja emblematike e Adem dhe Hamëz Jasharit u faruan nga ushtria serbe sepse nuk kishin armë të mjaftrueshme për të luftuar”, vlerëson ai.

Profesori Maxharraj thotë se Sami Lushtaku është në lajthitje të madhe kur bënë trysni te kryeministri që në rast lufte të merren në konsideratë edhe komandantët.

“Por, Sami Lushtaku e dinë fort mirë se këta komandantat të Shtabit të Rognerit gjatë luftës nuk u ballafaquan me ushtrinë e Serbisë që shumë prej tyre nuk e kanë çkrepë asnjë plumb. O i mjeri Sami Lushtaku qeveria  e re e zgjedhur nga populli e jo nga pazaret e Klanit Pronto nuk kanë nevojë për angazhimin e ish-komandantëve të UÇK-së të cilët luftuan si mercenarë për të plaqkitur me pastaj popullin për tu bërë milioner. Po, si është e mundur që tashti pas 20 vjeteve të çlirimit kur këta komandant s’kanë lënë gjë pa bërë duke e vjedhë dhe plaçkitë shtetin e vetë derisa te gjithë janë bërë milionera dhe nuk ia dinë vetes as fundin e pasurisë, bile një pjesë te saj e kanë transferuar edhe në bankat e jashtme, duke e lënë popullin në varferi të skajshme sa që detyrohet të ikë nga vendi. Këta komandantë nuk janë për luftë, por ata duhet të presin që drejtësia të troket tek dera për milionat e vjerdhur”, thekson ai.

Ai thotë më tutje se komandatët që dikur nuk u ballafaquan haptas në luftën me Serbinë, si munden tani të ballafaqohen në luftë me Serbinë kur janë bërë milionera.

“Këta komandantë tu nuk janë me as për fyell as për filikaqë në rast të ndonjë lufte tjetër me Serbinë, por brenda popullit ka djemë e vajza azgana që nëse është nevoja do t’i kapin armët në luftë me Serbinë, se për komandantët tu ka perënduar çdo gjë, ata vetëm të bëhen gati të ballafaqohen me drejtësinë që po i pretë te dera për t’i treguar popullit se si e vodhën atë dhe u bënë milionera”, thotë Maxharraj për Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat