Rruga me sfida e Kosovës drejt NATO-s, eksperti i sigurisë tregon se kur mund të ndodhë anëtarësimi

Politika

Rruga me sfida e Kosovës drejt NATO-s, eksperti i sigurisë tregon se kur mund të ndodhë anëtarësimi

Nga: M.L. Më: 11 prill 2022 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Ditë më parë, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se vendi i tij e mirëpret dëshirën e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s, mirëpo për të arritur deri atje duhet të punohet shumë dhe se anëtarësimi nuk mund të vijë në formë të një “dhurate politike”.

Shteti ynë vazhdon të përballet me sfidën e pamundësisë së anëtarësimit në strukturat euro-atlantike.

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, po i shtynë shumë shtete që nuk janë pjesë e NATO-s të kërkojnë anëtarësimin. Mes tyre është edhe Kosova, e cila tashmë e ka bërë një kërkesë të tillë.

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava ka thënë se deklarata e Ambasadorit britanik na përkujton se duhet të plotësohen disa kritere që anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Shteti i Britanisë së Madhe që njihet si mik i madh i Kosovës e që me politikat e botës që i zhvillon, gjithnjë i qëndrojnë shtetit tonë pranë dhe çdo herë janë në hap me kohën në favor të Kosovës. Prandaj ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicolas Abbot ka deklaruar se hyrja e Kosovës në NATO nuk është dhuratë por diçka që vet Kosova duhet ta meriton. Si njohës i situatave ambasadori na i përkujton disa kritere që Kosova duhet t`i plotësojë për një anëtarësim të tillë në NATO”, ka thënë Tërnava.

Ai ka theksuar FSK për t`u anëtarësuar në NATO duhet të ketë strukturën e saj komanduese të kualifikuar, armatimin modern e deri tek strërvitjet të cilat i kërkon koha.

“Ato procese janë që ushtria e jonë FSK duhet ta ketë strukturën e saj komanduese të aftë me kualifikime që kërkohen (shkollimet adekuate) për një ushtri, duhet ta ketë një ushtri në numra që i përket realitetit, duhet të jetë e pajisur me armatim modern dhe të ushtrojë stërvitje permanente që e kërkon koha si brenda shtetit tonë por edhe në situata aty ku i imponohet qoftë edhe me miqtë tonë që na qëndrojnë pran dhe ushtritë e tyre së bashku si pjesëmarrës me ato”, është shprehur ai.

Në bazë të vlerësimeve të këtyre kritereve nga shtetet mike të Kosovës në NATO, sipas Tërnavës Kosova mundet të anëtarësohet në NATO.

“Prandaj për këtë sikur është shpreh ambasadori Britanik duhet të kaloj një kohë për t`i plotësuar ato kushte që kërkohen për një shtet të ri sikur që bëhet fjalë për Kosovën”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat