Kosova me Gjykatë Komerciale, juristi kërkon edhe formimin e të tjerave-qindra lëndë në pritje

Politika

Kosova me Gjykatë Komerciale, juristi kërkon edhe formimin e të tjerave-qindra lëndë në pritje

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Kosova është bërë me Gjykatë Komerciale. Ditë më parë përkatëisht më 25 dhe 26 gusht, kjo gjykatë mori edhe vendimet e saj të para.

Gjykata Komerciale, ka vendosur për gjashtëdhjetë lëndë në Dhomat e Shkallës së Parë dhe Dhomat e Shkallës së Dytë.

Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale kanë marr vendime në tridhjetë çështje, po ashtu edhe Dhomat e Shkallës së Dytë të kësaj gjykate, kanë vendosur në tridhjetë lëndë, që kanë të bëjnë kryesisht me çështje përmbarimore të natyrës urgjente.

Gjykata Komerciale ka njoftuar se seanca e parë e caktuar në Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative të Gjykatës Komerciale, mbahet më 9 shtator 2022 me fillim nga ora 09:30.

“Të gjitha seancat gjyqësore në Gjykatën Komerciale janë të hapura për publikun, përveç rasteve, në të cilat me ligj përcaktohet ndryshe. Gjykata Komerciale deri më tani ka pranuar mbi tetëmijë lëndë (8.000), përkatësisht në Dhomat e Shkallës së Parë janë pranuar gjashtëmijë e shtatëqind e pesëdhjetekatër (6.754) lëndë ndërsa në Dhomat e Shkallës së Dytë njëmijë e treqind e katërdhjetedy (1.342) lëndë. Të gjitha lëndët janë regjistruar në regjistrat manual të gjykatës, ndërsa janë në proces të regjistrimit edhe në Sistemin për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve – SMIL”, thuhet në njoftim. /ZëriGjykata Komerciale e ndihmon ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovë

Juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se fillimi i punës se Gjykatës Komerciale është hap i mirë në ndërtimin e shtetit ligjor në çdo fushë.

Image
Muhamet Kelmendi

 

“Natyrisht se ka mendime të ndryshme mbi gjykatën e formuar. Disa ishin për Gjykatë Ekonomie e disa për Gjykate Komerciale. Fitoi ky variant.

Nga natyra, kjo gjykatë e fushëveprimtarinë e kufizuar. Vepron vetëm në fushën komërciale. Fushat tjera nuk përfshihen dhe mbesin nën kompetencën e gjykatave të rregullta, të atyre në fushën e departamenteve ekonomike, civile etj.

Kjo e kufizon shumë punën e Gjyjkatës Komerciale”, ka thënë Kelmendi.

Megjithatë, ai ka potencuar se fillimi i punës është gjë e mirë, sepse kemi shumë lëndë të fushës komerciale, të cilat presin.

Numri i shumtë i lëndeve i jep kësaj gjykate një rëndësi të dyfishtë.

1. Bëhet shqyrtimi i lëndeve shumë më shpejtë dhe

2. Vetë shqyrtimi i lëndëve ka përfundim juridik ligjor me të drejt.

Azhuriteti i kësaj gjykate varet nga numri i gjyqtarëve dhe nga profesionaliteti i tyre. Nëse veprohet drejtë dhe në mënyrë profesionale, kuptohet se është hap i rëndësishëm në drejtim të drejtësisë”, ka nënvizuar ai.

Këtej, Kelmendi ka thënë se kërkohet që në Kosovë të krijohen edhe gjykata tjera të pavarura.

“Fjala është këtu për Gjykatën Civile, të Punes dhe për Gjykatën Familjare.

Me këto gjykata fiton shumë më shumë shteti në bazë të së drejtës ligjore dhe lëndët zgjidhen shumë më shpejtë. Më këtë nuk humbin lëndët në vlerë, sikurse është aktualisht.

Lëndët civile po humbin me 300 deri në 500% ne vlerë. Kjo bëhet sepse mbesin lëndët e tilla nëpër gjykata me 10 e 15 vjet pa i zgjidhur. Shume edhe parashkruhen.

Gjykata Komerciale është hap i rëndësishëm në fushën e sistemit juridik të ndarjes së drejtësisë midis palëve”, ka thënë ai.

Kelmendi në fund ka shfaqur shpresën se do të hapen edhe gjykata të tjera, pasi të njëjtat i kërkon drejtësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat