Temat e vështira/ Çfarë po paralajmëron Christopher Hill për Kosovën dhe Serbinë?

Politika

Temat e vështira/ Çfarë po paralajmëron Christopher Hill për Kosovën dhe Serbinë?

Nga: P.R Më: 8 shtator 2022 Në ora: 21:04
Christohpher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë të tij dhënë se fundi, ka thënë se ardhur koha e “temave të vështira” në tryezën e bisedimeve Kosovë -Serbi.

“Çështja kryesore që palët janë pajtuar të flasin është çështja e të ardhmes së komunitetit serb në Kosovë. Për këtë ka një marrëveshje, dhe kjo marrëveshje ishte për krijimin e një Asociacioni të Komunave Serbe. Mendoj që ka një kuptueshmëri që ata duhet të kthehen tek kjo, dhe të shihet se çfarë mund të bëhet, për ta bërë të qartë dhe se si do të duket. Çfarë duhet të bëhet është që të shkohet me çështjet e vështira. Ne duhet të shohim një normalizim të plotë mes dy shteteve”, ka thënë Hill.

E sipas analistit dhe publicistit na Shqipëria, Rexhep Shahut, kjo është një sinjal i çartë se po afron fundi i dialogut mes dy vendeve, dialog që do të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Image
Rexhep Shahu

“Besoj se po afron finishi i bisedimeve shqiptaro-serbe. Ajo që u fitua me luftë nga Amerika, NATO e shqiptarët, duhet ta fitojmë me paqe të qëndrueshme. Ka kohë që mulliri sillet kot pa drithe, nuk ka kapituj as tema të reja bisedimesh, ka më shumë frikë e hezitim nga shqiptarët e serbët. Kosova tashmë është shtet që rrezikohet vetëm nga islamizmi radikal që sponsorizohet nga Serbia e Rusia që të krijohet njollë e zezë dhe pendesë për euroatlantiket që e çliruan, sipas mendimit tim”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Sipas tij, Asociacioni i Komunave serbe duhet të formohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Ndërsa për bisedimet tani po merr udhë me fort kjo çështje nga këmbëngulja amerikane dhe fuqizimi i Evropës nga shtysa gjermano franceze. Është momenti që duhet trimëri nga politika. Asociacioni duhet miratuar sepse në asnjë rrethanë nuk mund të jetë ai Asociacion shtet serb brenda Kosovës. Asociacioni në bazë të kushtetutës së Kosovës. Shqiptarët kanë fuqi mbijetesë e asimiluese. Ata nuk i shoi e asimiloi Serbia për një shekull nën sundim dhe kanë frikë nga një Asociacion brenda shtetit të shqiptarëve në Kosovë. Politika e urte duhet tu ofrojë siguri serbëve. Nuk është sot koha për parulla trimërie nga politikanët që drejtojnë Kosovën, trimëria ka qenë kur ka qenë, sot duhet urtësia e mençuria. Duhen fituar serbët në Kosovë por jo duke ua mbajte në grusht. I duhet krijuar hapësirë Amerikës të investojë në gjithë rajonin siç ajo ka planet e saj me pëlqimin tonë, plane të deklaruara. Nëse përgojojmë presidentët amerikanë, kemi kthyer fytyrën nga Putini e Kina”, shprehet Shahu,

Më tej, ai thotë se temat e nxehta të paralajmëruara nga ambasadori Hill padyshim që janë njohja e Kosovës dhe Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë.

“Ambasadori Hill mik i çmuar i shqiptarëve din çfarë thotë sepse ai din. Temat e nxehta këto janë Asociacioni e njohja e ndërsjellë. Kosova nuk ka më kohë të bëjë kopalla, të thotë sot e nesër, prioritet të gjashtë etj etj. Zgjidhja e punëve me Serbinë është puna e punëve, çështja e çështjeve. Ata që nuk e kanë shkrehe kurrë një pushkë, që nuk e kanë gervishte kurrë një gisht për Kosovën, nuk bën të diktojnë sot, nuk bën të flasin kundër shtetit e shkollës laike në Kosovë pasi të gjithë duhet ta dinë se askush nuk ka dhënë gjak e djersë për një Kosovë islamike”, përfundon për “Bota sot”, publicisti Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat