Ish-zv.ministri i MPB-së: Ja kush është përgjegjës për rritjen e numrit të veteranëve

Politika

Ish-zv.ministri i MPB-së: Ja kush është përgjegjës për rritjen e numrit të veteranëve

Nga: N. Sh. Më: 9 shtator 2022 Në ora: 22:15
Të dyshuarit për rritjen e numrit të veteranëve

Verifikimi i listave të veteranëve, nuk do të mund të kalojë edhe aq lehtë për shumë figura të shquara të luftës në Kosovë.

Tashmë të gjithë qytetarët janë në dijeni për numrin e madh që janë futur në këto lista, e që nga Qeveria e Kosovës nuk po pajtohen me këtë.

Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij Qeveritar, janë këmbëngulës për verifikimin dhe pastrimin e tyre.

Me këtë, pra pas pastrimit të listave, shumë prej komandantëve dhe eprorëve të UÇK-së, duhet të përfundojnë në burg.

Ata kanë dhënë nënshrkimet e tyre për gjithë ata persona që janë futur në këto lista.

Pra, pa miratimin e tyre asnjë person nuk do të ishte aty.

Gjithashtu, ka zëra që janë dhënë mijëra euro nga qytetarët për t’u futur në listat e veteranëve. Të gjithë ata që janë aty, marrin pension nga Qeveria e Kosovës, të cilës po i kushtojnë dhjetëra milionë në vit.

Se janë dhënë para për t’u futur në këto lista, e thotë edhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava.

Sipas tij, ka dyshime që certifikatat e veteranëve janë shitur me para për përfitime financiare.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai shton se ka edhe të tjerë që kanë pas lidhje familjare, lidhje politike etj. prandaj sipas tij, organizatat e dala nga lufta do të detyrohen që pa kushte, përfundimisht të pajtohen për verifikimin e listave dhe zgjidhje ligjore të problemit të ngritur rreth beneficioneve të veteranëve.

“Situata e krijuar tani rreth veteranëve te luftës, e që janë krijuar dyshime se listat e veteranëve janë të fryra dhe të keqpërdorura nga ata që i kanë pasur mundësit dhe kompetencat e keqpërdorimeve të listave të veteranëve, e që siç po duket ato keqpërdorime janë bërë për qëllime të ndryshme, sikur që janë për përfitime në vota për partitë e krijuara pas luftës, që tani ish komandantët janë kryetarë të partive të dala pasluftës dhe atyre iu duheshin sa më shumë vota ti kenë për partitë e tyre”, thotë Tërnava.

Ai shton se, kjo duhet të pranohet pasi që me kalimin e kohës, po dalin zëra e fakte të pa kontestueshme për abuzimet marramendëse që janë bërë me listat.

“E dhëna e bërë publike nga njëri prej eprorëve të UÇK-së Aziz Bici, është alarmante dhe inkriminuese, i cili vetëm për njësitin që ai e ka komanduar dhe menaxhuar, numri i veteranëve të futur në listë, përtej atij numri që është real, është dhjetëfishuar nga vetë komisioni, edhe pse ai një listë të tillë kurrë nuk e ka nënshkruar as nuk është konsultuar. Ai e ka zbuluar të dhënën sipas së cilës, në batalionin ku ka qenë ai komandant, i ka pasur rreth 250 ushtarë të armatosur, e tash numri ka shkuar në 600, pa nënshkrimin e tij. Pra, Komisioni qeveritar do të ishte dashur t’i vërtetonte kush ka qenë veteran e kush jo, ka thënë Bici, ish-komandant i Batalionit të parë të Brigadës 142, Zona Operative e Shalës së UÇK-së. Aziz Bici, është edhe këshilltar i kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj edhe është rreshtuar me të drejtë në qëndrimin që listat e veteranëve duhet të pastrohen, pasi sipas tij, pjesë e tyre janë edhe ata të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftë”, thekson ai.

Ndërsa, kryeministrit Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria me gjithë anëtarët e kabinetit do të jetë në dispozicion dhe të hapur për të gjetur rrugën më të përshtatshme ligjore që është në favorin e tyre, por kurrsesi duke legjitimuar dhe duke shpenzuar për ata që në lista janë kontrabanduar pa e merituar.

“Spastrimi i këtyre listave kërkon kohë dhe angazhim të gjithëmbarshëm, sidomos të atyre që i kanë nënshkruar ato, por Komisioni i cili do të formohet për spastrimin e tyre duhet të jetë në përpiktë dhe të bisedojnë për të gjithë ata që ishin të dyshimtë, e sidomos me ata eprorë kompetent që i kanë nënshkruar ato lista, dhe nëse ka nevojë të bisedohet edhe me ata kandidat që janë në ato lista si veteranë të dyshimtë, dhe t’iu shtrohen pytje drejtë për së drejti rreth angazhimit të tyre në ato kohëra, sa ka zgjat mobilizimi dhe pjesëmarrja e tyre, si në ushtrime-stërvitje ushtarake, kënd e kanë pasur epror sipas hierarkisë dhe pyetje tjera që do t’i zbardheshin ato dyshime se a ishin veteranë të vërtetë apo të dyshimtë, dhe nga aty edhe do të arrihet të kuptohet e vërteta e pjesëmarrjeve të tyre në mobilizimet ushtarake gjatë luftës deri në çlirimin e vendit”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat