Turpi i Edi Ramës! Çfarë po ndodhë me kryeministrin shqiptar, pse nuk e dënon agresionin serb?

Politika

Turpi i Edi Ramës! Çfarë po ndodhë me kryeministrin shqiptar, pse nuk e dënon agresionin serb?

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 13 dhjetor 2022 Në ora: 21:23
Edi Rama

Pavarësisht se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq kanë kërcënuar me rikthimin e ushtrisë serbe në Veri të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e ka parë të arsyeshme që të reagojë ndaj kërcënimeve serbe.

Siç ka thënë Rama, ai nuk ka nuk ka folur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Për çfarë arsye do ta ndihmojë Shqipëria Kosovën me forca policore dhe për çfarë arsye Kosova, që është një shtet sovran, demokratik, duhet të ketë forca policore të shteteve të tjera në territorin e saj që është një territor integritetin e të cilit e mbron një bashkësi e tërë ndërkombëtare”, deklaroi Rama, duke refuzuar kategorikisht që ta dënojë kërcënimin e hapur serb.

Image
Rexhep Shahu

E kjo heshtje e Edi Ramës përballë Serbisë, ka nxitur reagimin e publicistit dhe analistit nga Shqipëria, Rexhep Shahu.

Sipas Shahut, qëndrimi i Edi Ramës ndaj Kosovës është një turp e përtej turpit.

“Edi Rama nuk reagon në asgjë kur është fjala për agresion, dhunë e presion të Serbisë ndaj Kosovës, nuk reagon në asgjë e për asgjë pro Kosovës e në mbrojtje të Kosovës si dalzotës i saj qoftë edhe me fjalë e me deklarata dhe ky është një turp i tij gjykuar thjeshtë në aspektin se ai është kryeministër i Shqipërisë, është një turp dhe më përtej turpit, por socialistët nuk e gjykojnë as e dënojnë, edhe pse te gjitha veprimet e sjelljet e tij shkojnë në dobi të Serbisë e të presidentit serb Vuçiq, sikur Edi Rama është zëvendës president i Serbisë, sikur është një nënpunës apo i punësuar i Vuçiqit”, shprehet Shahu.

Më tej, Shahu thotë se është e pashpjegueshme se si një kryeministër i Shqipërisë mund të mbajë qëndrim të tillë karshi kërcënimeve me ushtri nga Serbia.

“Nëse me pyet dikush çfarë emri ti vë sjelljes së Edi Ramës, dashurisë së tij për Serbinë e indiferencën apo ftohtësinë e tij ndaj Kosovës, nuk e di çfarë emri t’i vë, nuk i them dot se je tradhtar, por nuk i them dot as se je hero apo patriot. Të gjitha veprimet që bën ai duke përkrahë me fjalë e heshtje Serbinë e duke mos përkrahë as me fjalë as me heshtje Kosovën, nuk kanë shpjegim publik bindes nga ai apo tellallët e tij dhe mos shpjegimi nuk ia rrit patriotizmin apo dashurinë”, deklaron Shahu.

Për fund, Shahu thekson se është detyrë kushtetuese e kryeministrit të Shqipërisë që gjithmonë të jetë pro Kosovës.

“Edi Rama kryeministër i Shqipërisë e ka detyrë kushtetuese të jetë pro Kosovës hapur dhe jo pro Serbisë, Ai duket se ka turp apo frikë të jetë kundër Serbisë, nuk e dimë arsyen pse, por Rama shfaqet si një shërbëtor i përvuajtur i presidentit serb Vuçiq. Simpatia e tij për Serbinë dhe presidentin serb që është agresor i shqiptarëve të Kosovës para pak vitesh, që ju ka bërë keq shqiptarëve të Kosovës para pak vitesh, ia kalon simpatisë dhe dashurisë që kishte Enver Hoxha për marshallin Tito”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat