“Hashimi kishte informacione të mjaftueshme, e kishte bindur edhe Ramushin, ndërsa klanin e LDK-së e përdori si…”

Politika

“Hashimi kishte informacione të mjaftueshme, e kishte bindur edhe Ramushin, ndërsa klanin e LDK-së e përdori si…”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 24 dhjetor 2022 Në ora: 18:58
Ilustrim

Lidhur me eskalimin e bandave serbe në veriun e Kosovës, me porosi të Beogradit, më saktë, personalisht nga Aleksandër Vuçiq, nga bojkotimi i institucioneve të Kosovës, në barrikadimin e rrugëve, i trimëroi qëndrimi kontravers i disa përfaqësuesëve të BE-së , thekson njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj. Sipas tij, PAN-i është bërë logjistikë besnike, e bandave të Vuçiqit, në veriun e Kosovës, me propagandën e saj kundër Qeverisë Kurti.

“Bilëz, në disa aspekte e kanë tejkaluar atë, me disfatizmin e shprehur publikisht se "veriu i Kosovës, tashmë, nuk është i joni!" Këtij disponimi i kanë shërbyer, qysh kur Hashim Thaçi firmosi asociacionin më 2013, argati i tij, Isa Mustafa bëri firmosjen e dytë më 2015. Më 2018, Kadri Veseli, me disa disa argatë të Hashimit, organizoi debat, në jug të Mitrovicës, ku mbizotëroi ideja se "veriun edhe kështu nuk po e qeverisim, lë t`ia lëmë Serbisë", thotë Zeqiraj.

Ai thotë më tutje se, Qeveria e PAN-it, më 2018, pothuaj se, u dorëzua Lista serbe qeveriste e shpenguar nga qeveria e PAN-it.

Image
Idriz Zeqiraj

“Hashimi kishte informacion të mjaftueshëm, për hetimet që bënin prokurorët e Gjykatës Speciale. Ramushin e kishte bindur qysh me votimin e Demarkacionit, në këmbim të postit të ardhshëm të kryeministrit. Klani i LDK-së, brenda Kryesisë Qendrore, shërbeu si patericë e PDK-së, duke firmosur tradhtinë e dyfishtë: Asociacionin dhe Demarkacionin.  I gjithë spektri partiak, me përjashtim të LVV, ishte vënë në shërbim të Hashimit, për krimet vrastare të kundërshtarëve politikë shqiptarë. Tashmë edhe Grenell e pranon se ishte në shërbim të Hashimit, përkatësisht, të Serbisë, ndarjen e Kosovës dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale. Ndërkohë, kontrabanda e komandantëve, me bandën kriminale aktuale në veri të Kosovës, ishte e shpenguar, të cilën e denoncoi Departamenti Amerikan i Shtetit, duke i shpallur - non grata - miqtë "për kokë" të komandantëve tanë! Me babëzinë e tyre për pasuri dhe hajni, dëshmuan se më shumë kanë zhurmuar, se sa luftuar. Dhe, për çudë, të gjithë e mbijetuan luftën”, thekson ai.

Zeqiraj thotë më tutje se me tolerancën enorme, që ndërkombëtarët dhe forcat e sigurisë së tyre në Kosovë, KFOR-i dhe EULEX-i, tregojnë ndaj bandave serbe, në veriun e Kosovës dhe vet Serbisë, zhgënjejnë skajshëm, jo vetëm në sytë e qytetarëve të Kosovës, por edhe për opinionin botëror.

"Lëvizja e lirë e qytetarëve është e garantuar dhe nuk do të lejojmë të cënohet kjo e drejtë elementare", - kanë deklaruar, më se një herë, madje, publikisht, KFOR-i dhe EULEX-i. Ndërkohë që, jo vetëm qytetarët mbahen të ngujuar nga barrikadimi, por edhe vetë personeli i këtyre dy forcave, udhëtojnë me helikopter ose në rrugë konvencionale, për të mos thënë dhiare apo mushkatore"!! Dhe, kjo është shumë domëthënëse! Megjithatë, provokimi i rëndë, i përsëritur nga Vuçiq, përmes bandave të tij, në veriun e Kosovës, është bërë problem, që tejkalon kufinjtë e Kosovës. Sepse, dihet angazhimi zyrtar ndërkombëtar, përmes KFOR-it dhe EULEX-it, për mbrojtjen dhe garantimin e kufinjëve të saj, për sa kohë që Kosovës i janë vënë kufizimet për stacionimin e ushtrisë në kufinjtë e saj si dhe ndalimin e armatimit të rëndë të saj. Dhe, aktualisht, Kosovës i lejohet vetëm armatim, relativisht, i lehtë, konvencional. Prandaj gjendja është nën kontroll, edhe pse mediet e dramatizojnë, si anarki totale”, tha ai.

Analisti politik theksoi se opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar, është i bindur për qëllimet dhe synimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës. Mjafton motivi banal, i përdorur si shkak për vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës. Ish-polici zyrtar sulmon efektivin e Policis të Kosovës, plagos njërin syrësh. Dhe, kur arrestohet, në flagrancë, bandat në shenjë proteste e kërkese, për lirimin e  ish-policit kriminel, Pantiç, barrikadojnë rrugët. Dhe, vetëzbulojnë qëllimin politik, duke shtuar edhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“E gjithë kjo është skenar i Rusisë, për të hapur një vatër zjarri në Ballkan. Dhe, këtë e pranon edhe ambasadori rus në Beograd, kur thotë se "po përcjellim zhvillimet konfliktuoze Serbi-Kosovë. Ne jemi me ju", - i garanton ai serbët. Megjithatë, presidenti Vuçiq "ia di hallin vetës". Opozita serbe, por edhe nga radhët e pozitës serbe, nuk pajtohen me aventurat e tij donkishoteske, siç është kërkesa për sjelljen e 1.000 policëce serbë në Kosovë. Bandat në veri, janë peng i Vuçiqit, siç është edhe Vuçiqi peng i Putinit. Sidoqoftë, ky zhurmim, nuk ka gjasa të shkaktojë eskalim të situatës, sepse BE-ja me partnerën Amerikë, do të përcaktojnë cakun e ndalimit, stopimit të Serbisë lazdrane. Fundja, a mund ta pranojë Perëndimi një kufi të ri me Serbinë, përkatësisht, me Rusinë, në mes të qytetit të Mitrovicës? Apo ta vendosin atje, prapa kodrave, ku, realisht, ka qenë dhe duhet të mbetet kufiri klasik, i Kosovës me Serbinë”, thotë Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat