‘Beteja’ e Kurtit me Vuçiqin, publicisti kundërshton fuqishëm këtë vendim: Është poshtërsi e krim ndaj shqiptarëve!

Politika

‘Beteja’ e Kurtit me Vuçiqin, publicisti kundërshton fuqishëm këtë vendim: Është poshtërsi e krim ndaj shqiptarëve!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 31 dhjetor 2022 Në ora: 22:26
Ilustrim

Së fundi, marrëdhëniet Kosovë-Serbi kanë qenë në kulmin e tensioneve.

Provokimet serbe, nuk kanë pasur të ndalur kohëve të fundit, ku me çdo kusht donin të krijonin trazira në veri të Kosovës.

E krejt këto veprime të serbëve erdhën si pasojë e mos pranimit të kërkesave të tyre nga ana e Kosovës në tavolinën e bisedimeve. 

E dy prej tyre, janë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit.

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” krahas kërkesave të shumta që Serbia shtron në tavolinën e bisedimeve me Kosovën, përmendi edhe pronat e Manastirit të Deçanit.

Image

Sipas tij, është poshtërsi e krim ndaj shqiptarëve,  që t`u kërkohet të zbatojnë vendimet plaçkitëse e grabitëse, të kryekriminelit Millosheviç.

“Problemi i stisur, i shpikur dhe i shpifur, për "pronat" e Manastirit të Deçanit, ligjërisht, është kompetencë e komunës së Deçanit. Andaj Qeveria duhet t`i inkurajojë, për fitimin e betejës. Atje janë pronarët faktikë të 24 hektarëve të kontestuar. Është poshtërsi e krim ndaj shqiptarëve, t`u kërkohet të zbatojnë vendimet plaçkitëse e grabitëse, të kryekriminelit të Ballkanit, Millosheviç! 

Nisma për mbrojtjen e këtyre pronave: kryetarit të komunës, Bashkim Ramosaj; kryetarit të Shoqatës të intelektualëve të Deçanit, Adem Lushaj; intelektualit, gazetarit dhe veprimtarit të shquar Zekë Sinanaj; kryetarit të Shoqatës të historianëve të Deçanit, Dr. Shkodran Imeraj, me shokë, meriton respekt, mirënjohje dhe përkrahje të sinqertë. Ky i fundit bëri një shkrim denoncues, për gjyqtarët, që bënë akt tradhtie të rëndë. Duhet të sqarohen nga kush u porositën për këtë veprim të pistë dhe fatal për Kosovën”, deklaroi publicsti.

Zeqiraj kërkoi nga historianët e Deçanit që të merren seripzisht me këtë problem, para se ky problem të bëhet edhe më i madh.

“Historianët e nderuar të Deçanit dhe më gjerë, duhet të merren me këtë problem të madh, që i ka rënë për hise kësaj komune. Pesha e problemit bëhet edhe më e madhe, kur kjo pronë e kontestuar, ka stopuar ndërtimin e autorrugës, për Plavë e Guci dhe tutje në Malësinë shqiptare, që ka ngujuar mes bjeshkëve plavjanë e gucjanë.

Ndërsa reagimin e Shoqatës Tuaj simpatike, për Letrën e Akadmisë, përkatësisht, kryetarit të saj, Mehmet Kraja, e konsideroj të porositur dhe tërësisht të gabuar. Ka ardhur koha që pika të vihet mbi "i", të denoncohen krimet dhe tradhtitë. Kushdo që mbonë krimin dhe kriminelët, bëhet pjesë e krimit”, nënvizoi ai.

 Kurse, sa i përket çështjes së Asociacionit, ai vlerësoi se qasja e kryeministrit Kurti ishte e faktuar dhe e dinjitetshme.

“Çështja kardinale e "Zajednicës", me apo pa kompetenca, duhet refuzuar, duke e faktuar me preçedentin e rastit analog të Bosnjes. Ishte, pikërisht, "Asociacioni i komunave serbe atje, që solli "Republika Srpska të sotme. Qasja e Kurtit, për këtë çështje, ka qenë e faktuar dhe e dinjitetshme. 

 Në shkrimin me titull: "Ish-negociatorët sa herë ktheheshin nga Brukseli, nga një gjëmë sillnin për Kosovën", kam trajtuar temën e dialogut. Por, me gjithë përformimin dinjitoz, të deritashëm, për këtë çështje, të kryeministrit Kurti, kam hezituar të garantojë, se gjëmë të tjera, nuk do të presim nga Brukseli. 

Uroj të mos zhgënjehemi”, përmbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat