“Gërvalla, superiore përball Daçiqit”- Kjo është kundërpërgjigjja më e fortë ndaj fushatës së Serbisë për “ç’njohjen” e Kosovës

Politika

“Gërvalla, superiore përball Daçiqit”- Kjo është kundërpërgjigjja më e fortë ndaj fushatës së Serbisë për “ç’njohjen” e Kosovës

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 6 janar 2023 Në ora: 08:05
Donika Gërvalla

Njohja e fundit për Kosovën ishte ajo e vitit 2020 nga Izraeli dhe që nga viti 2020 nuk kemi pasur më asnjë njohje tjetër.

Serbia po bën çmos që edhe disa vende që e kanë njohur Kosovën ta tërheqin njohjen ndaj saj.

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se disa shtete kanë tërhequr njohjet e tyre ndaj shtetit të Kosovës.

Për këtë ka pasur reagime të shumta, përfshirë këtu edhe opozitën.

Por, pretendtimin e presidentit serb, e ka hedhur poshtë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.

Kjo ministri, në krye të së cilës është Donika Gërvalla Schëarz, përmes një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, thotë se pretendimi i Vuçiqit nuk është vërtetuar.

Një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Kelmendi: Mos njohjet e shtetit të Kosovës vijnë si rezultat i faktorit të brendshëm dhe të atij ndërkombëtar

Profesori Muhamet Kelmendi në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se diplomacia jonë nuk është duke vepruar.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, pasivizimi i njohjeve ka ardhur si rezultat i disa faktorëve.

Ka kohë që diplomacia e Kosovës është tërësisht në amulli. Kjo diplomaci nuk vepron. Kemi më shumë se tri a katër vite që nuk kemi njohje të reja. Në anën tjetër, po e vazhdon shteti serb fushatën për pasivitet të njohjeve ose për çnjohje të shtetit të Kosovës. Në diplomacinë çetnike serbe flitet për shtete të ndryshme që kanë hequr gjoja njohjet. Më herët flitej për 20 shtete. Tash ky numër u reduktua në nëntë njohje. Zytarisht nuk kemi të dhëna për çnjohje të shtetit të Kosovës”, ka potensuar Kelmendi.

Mirëpo, ai ka thënë se janë disa faktor që do të mund të ndikonin në pasivizimin e njohjeve.

“1. Dialogu me shtetit serb, pa e njohur Kosovën nga Unioni Evropian, nga SHBA-të e nga shtetet tjera dominantë, në raport me Serbinë.

2. Diplomaci shumë e dobët e Kosovës në raport me shtetet që e kanë njohur Kosovën në shtet dhe me shtetet tjera që ende nuk ka njohje.

3. Mos puna adekuate e diplomacisë së Tiranës zyrtare në raport me shtetet dhe me mekanizmat ndërkombëtar.

4. Puna intenzive e çetnikëve serbomëdhenj të Beogradit në drejtim të mos njohjes dhe për çnjohjen e shtetit të Kosovës dhe

5. Aktiviteti i ashpër i Kinës dhe Rusisë ne KS të OKB-së kundër shtetit të Kosovës”, shpjegon profesori.

Në fund, ai thotë se përveç diplomacisë së Kosovës, këtu ka dështuar edhe ajo e shtetit shqiptar.

“Veprimet e tilla e kanë neutralizuar shumë punën diplomatike të Kosovës. Vet dipolmacia kosovare dhe këtu edhe ajo e shtetit shqiptar, tërësisht ka dështuar në drejtim të njohjes së shtetit të Kosovës. De-jure nuk pritet tash njohje”, përfundon Kelmendi.

Mehazi: Viti 2023 do jetë një luftë diplomatike serbe-kosovare e njohjeve dhe ç'njohjeve të Kosovës

Image
Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi, thotë se përballë diplomacisë serbe Kosova duhet t’i kundërvihet ashpër e fortë me njohje të dyfishta.

“Nëse qëllimi parësor i diplomacisë serbe gjatë 2023 është ç'njohja e Kosovës nga nëntë shtetet që e kanë njohur Kosovën, pse dhe për Shefen e Diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvallën, mos të jetë parësore dyfyshimi i njohjeve përballë ç'njohjeve të Kosovës. Nuk është e rastësishme që pas afatit të moratoriumit njëvjeçar të Shtëpisë së Bardhe në Uashington për mos lejimin e lobimit të Serbisë për ç'njohjen e Kosovës, përsëri erdhi në krye të diplomacisë serbe eksperti i ç'njohjeve të Kosovës, Ivica Daçiqi, që deklaroi para mediave serbe se qëllimi dhe detyra kryesore e 2023 për te do jetë ç'njohja e Kosovës nga shumë shtete të botës. Kështu që, nëse Ministrja e Diplomacisë, Donika Gërvalla, nuk i kundërvihet ashpër e fortë diplomacisë serbe me njohje të dyfishta të Kosovës atëherë vullnetarisht duhet të jep doreheqje e të pranojë se nuk është e aftë të përballet me diplomacinë serbe të ç'njohjeve të Kosovës. Diplomatja e Kosovës, Gërvalla, si e qysh është e obliguar, e detyruar të komunikojë e të mbajë lidhje të përditshme kontaktesh diplomatike jo vetëm me shtetet që e kanë njohur Kosovën, por të bëjë përpjekje maksimale e të panderprera lobuese edhe me shtetet që se kanë njohur ende Kosovën”, thotë profesori.

Sipas tij, ky vit si duket të jetë një luftë diplomatike serbe-kosovare, dhe fitorja e madhe do të ishte nëse Donika Gërvalla, arrin të dyfishonte njohjet e Kosovës

“Si vërehet viti 2023 do jetë një luftë diplomatike serbe-kosovare e njohjeve dhe ç'njohjeve të Kosovës, do jetë fitore e madhe e diplomacisë së Kosovës nëse, Donika Gërvalla, arrin të dyfishonte njohjet e Kosovës, përballë c'njohjeve nga ana serbe. Nëse Serbia do lobojë për ç'njohjen e Kosovës nga nëntë shtetet, ministrja Gërvalla domosdoshmërisht do duhej të dyfishonte lobimet e njohjeve të Kosovës nga tëtëmbedhjetë shtete, bilanci diplomatik i njohjeve të jetë dy me një në të mirë të Kosovës.

Besojmë se Shefja e Diplomacisë së Kosovë, Gërvalla, do jetë superiore përballë Daçiqit, me njohje të reja të Kosovës, përballë ç'njohjeve serbe të Kosovës!”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat