Marrëveshja Kosovë-BE për shtensionim të situatës në veri - Analistët “zbulojnë” skenarin e Vuçiqit: Kjo është strategjia e tij

Politika

Marrëveshja Kosovë-BE për shtensionim të situatës në veri - Analistët “zbulojnë” skenarin e Vuçiqit: Kjo është strategjia e tij

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 16 korrik 2023 Në ora: 08:01
Pamje nga tensionet e fundit në veri të Kosovës

Më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, është arritur marrëveshja për darkodimin e 3 pikave për shtensionimin e situatës në veri.

Për këtë marrëveshje, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se dakordimi mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për pikat që synojnë të shtensionojnë situatën në veri të vendit, “do të ndihmojë në përforcimin e fokusit dhe vendosjen e barazisë midis palëve”.

“Të dyja palët [Kosova dhe Serbia] duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian”.

Kurse, i pakënaqur është presidneti serb, i cili është edhe shkaktari i tensioneve në veri, ka thënë se kjo marrëveshje është bërë për të këkruar arsyeqë të fajësohet Serbia.

“Shtensionimi është kur tërheqin 25 për qind të diçkaje? Një Zot e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë një arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë”.

Koci: Serbia në javët dhe muajt në vazhdim do të tentojë të ikë nga bisedimet

Analisti Melazim Koci, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se toleranca që po i bëhet Serbisë nga ana e BE-së, i ka mundësuar Beogradit që ta vazhdojë këtë strategji për trazira në veri të Kosovës.

Image
Melazim Koci

“Presidenti i Serbisë, Akeksandër Vuçiq qëllim të fundit ka minimin e Marrëveshjes franko - gjermane, sepse ajo potencialisht e dërgon Kosovën në NATO. Shih për këtë ai ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes në Ohër dhe më vonë ka deklaruar se nga ajo do të zbatojë vetëm dispozitat që janë të favorshme për Serbinë. Bashkimi Evropian duke mos e sanksionuar këtë veprim destruktiv të Serbisë ka nxitur Beogradin të vazhdoj me strategjinë e incidenteve dhe trazirave në veri të Kosovës. Serbia synon që përmes trazirave në veri të detyrojë BE-në dhe SHBA-të të merren me menaxhim ditor të krizës në veri dhe jo me zbatimin e Marrëveshjes franko-gjermane.

Toleranca që i bëhet nga BE-ja, i ka mundësuar Beogradit që të vazhdojë me këtë strategji të minimit të Marrëveshjes së Ohrit. Për të çuar përpara këtë marrëveshje, Brukseli duhet ta obligoj Serbinë ta nënshkruaj atë. Mjerisht, Brukseli me veprime të njëanshme ka vënë masa kundër Kosovës, por jo edhe kundër Serbisë, që është fajtorja kryesore e ngecjes së zbatimit të kësaj marrëveshje”, thotë ai.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë akoma që t’i ikë dialogut me Kosovën dhe të merret me çështje të dorës së dytë ose teknike.

Analisti shton, se pa përfshirjen e SHBA-së në dialog nuk ka zgjidhje.

“Serbia në javët dhe muajt në vazhdim do të tentojë të ikë nga bisedimet direkte Vuçiq - Kurti dhe të merret me çështje të dorës së dytë ose teknike. Beogradi me këtë strategji synon të përfitojë në kohë dhe të pres epilogun e luftës në Ukrainë. Serbia zhagitë zbatimin e Marrëveshjes franko-gjermane dhe pret fillimin e fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA. Vuçiq e kupton që në vitin zgjedhor (2024) SHBA nuk merret intensivisht me temat e jashtme dhe ai dëshiron BE-në dhe jo SHBA-të si ndërmjetës të bisedimeve.

Pa përfshirjen direkte të SHBA-ve në bisedime nuk do të ketë zgjidhje. BE nuk ka as potencial dhe as kredibilitet për të avancuar dialogun. Pozicioni neutral i BE-së ndaj statusit të Kosovës, për shkak të 5 vendeve që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, e bënë të pamundur zgjidhjen e "nyjes gordiane" në raportet Kosovë – Serbi”, përfundon ai për “Bota sot”.

Mehmeti: Kjo është strategji e Vuçiqit për të përfituar sa më shumë nga rifillimi i bisedimeve

Image
Faton Mehmeti

Edhe analisti Faton Mehmeti në një bashkëbisedim për “Bota sot” ka thënë se Vuçiqi po paraqitet si viktimë dhe topin po ia gjuan BE-së, duke pritur kështu kompesimin me Asociacion e trysni ndaj Kosovës.

“Kjo është strategji e Vuçiqit për të përfituar sa më shumë nga rifillimi i bisedimeve. Me këtë Vuçiqi po paraqitet si viktimë, lojë e njohur e tij. Topin po ia gjuan BE-së si ndërmjetësuese, pret kompensim të "viktimës" me lëshimin pe për Asociacionin e trysninë e shtuar ndaj Kosovës.

Vuçiqi po përgatitet për dështim të bisedimeve me lënie në faj Kosovën, pastaj ta përdor si argument për të thënë se "Kurti nuk dëshiron bisedime". Dua të besoj se kjo mënyrë manipulimi me të vërtetën do të demantohet me të vërtetën nga qeveria e Kosovës”, përfundon analisti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat