Dhuna në Kuvend/ Për “Bota sot”, shpalos detaje deputeti Armend Zemaj – Tregon çfarë ndodhi atë ditë!

Politika

Dhuna në Kuvend/ Për “Bota sot”, shpalos detaje deputeti Armend Zemaj – Tregon çfarë ndodhi atë ditë!

Nga: A.SH Më: 23 korrik 2023 Në ora: 14:28
Dhuna në Kuvend

Më 13 korrik në Kuvnedin e Kosovës ndodhën përleshjet fizike mes deputetëve opozitarë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe pjesëtarëve të Qeverisë.

Mllefi nga opozita ishte i akumuluar ndaj pushtetit pasi në mediat në Kosovë kanë dalë përgjime të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në një intervistë e cila do të publikohet sot në gazetën “Bota sot” ka folur mbi dhunën që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, ku u përfshinë deputetët e PDK-së dhe LVV-së.

Ai thotë se LDK gjithmonë e ka dënuar dhe do ta dënojë dhunën.

Tutje, shton, se ajo që ndodhi atë ditë sihte një situatë e rëndë, dhe mjerim politik.

“LDK e ka dënuar dhe e dënon gjithmonë dhunën; ishte një situatë e rëndë, kemi parë se si qeveria nuk duron asnjë iniciativë opozitare, si dhe kemi parë një qeveri që sulmon fizikisht deputetët.

Skena të tilla tregojnë mjerimin politik të kastës aktuale që po udhëheq me shtetin. Dhuna duhet dënuar nga të gjithë. Është e papranueshme”, thotë ai.

Më gjerësisht në intervistën do ta publikojmë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat