“Kurti të mos bie në kurthin e Asociacionit”: Ky është plani djallëzor i Vuҫiqit, Sheshelit dhe Nikoliqit

Politika

“Kurti të mos bie në kurthin e Asociacionit”: Ky është plani djallëzor i Vuҫiqit, Sheshelit dhe Nikoliqit

Nga: H.O. Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 20:57
Takimi ne Bruksel/ Arkiv

Edhe pas më shumë se dy dekada pas luftës, Serbia vazhdon të shantazhoj e kërcënoj Kosovën në mënyra të ndryshme. Rasti më i freskët ishte ai i Basnjkës, ku mbeti i vrarë zyrtar policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Megjithatë, njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi thotë se krejt pas luftën veriu i Kosovës ju ka nënshtruar dhunës të shfrenuar të Serbisë, e cila i ka instrumentalizuar strukturat paralale kriminale serbe, për ndarje të Kosovës mbi baza etnike.

“Pamë gjatë këtyre viteve barrikada, mbi lumin Ibër për shumë kohë, duke e ndarë qytetin e Mitrovicës në dysh, nga kriminelët serbë, “Rojat e Urës”. Dhe, këto barrikadime vazhduan në forma të ndryshme nëpër rrugët e këtij qyteti, të shoqëruara edhe më incidente e shpërthime më bomba, për të mbajtuar gjendjen e tensionuar dhe sigurisht në këtë mënyrë për t’i bërë presion edhe Bashkësisë Ndërkombëtare që minoriteti serbë të fitojë të drejta shtesë, përmes Asociacionit më kompetenca ekzekutive. Këto incidente dhe kërcënime të hapura për luftë të sponzorizuara nga Serbia, i shfrytëzoj mirë regjimi i Vuҫiqit në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel”, thekson Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Ai thotë poashtu se ngjarja e shtatorit ishte kulmi i marrëzisë serbe më aktin terrorist në krye më Vuҫiqin dhe Radojqiqin, që me luftë të ndajnë përfundimisht veriun e Kosovës.

“Ishte ky plan djallëzor që u ndalë nga Kosova. U kritikua nga bota perëndimore ky akt tragjik më shumë verbalisht së sa Serbia të dënohet më masa të embargos që edhe është pritur nga opinioni i gjerë. Kjo ende nuk po ndodhë për fat të keq, e po shohim vazhdim të praktikave të vjetra në bisedime duke i bërë presion Kosovës nën masat shumë të padrejta të embargos. Duket se BE-ja po frikësohet nga Putini dhe Vuҫiqi, dhe kanë vendosur që deri në fund të i bëjnë presion Kosovës së vogël, për të implementuar një Asociacion që shkatërron bërthamën e pavarësisë së Kosovës. Drafti i paraqitur që thuhet së disa edhe e kanë pa, paraqet formë të asociacionit pak si të modifikuar, por që nuk është duket shumë konform kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës, siҫ edhe u premtua nga Amerika se do të jetë. Nëse del së është ashtu, kryeministri Kurti  nuk duhet të pranoj në asnjë mënyrë duke i shpallur zgjedhjet e reja”, vlerëson ai.

Mulliqi thotë se Serbia duhet paraprakishtë të njeh pavarësinë e Kosovës. Duhet pasur shumë kujdes se kjo mund të jetë një kurth i madh, që kurrë nuk do të përmirësohet, dhe Serbia  asnjëherë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës de fakto e as de jure, nëse tash nuk e bënë.

“Dihet së ky shtet kur nuk është liruar nga shovenizmi serbomadh duke u zgjeruar katër herë gjatë historisë, e më së shumti më tokat shqiptare. Lejimi i një zgjerimi të ri do ishte humbja më e madhe historikishtë për Kosovën. Kryministri  Kurti, duket se po vjen para aktit të kryer, dhe do të ishte mirë t’i ikë implementimit të Asociacionit, pa u pranuar pavarësia e Kosovës. E që paraprakishtë Serbia duhet hequr nga preambula kushtetuese Kosovën, si pjesë përbërëse të saj, mbi të cilën bazë, Vuҫiqi edhe është duke e zhvilluar dialogun më Kosovën në Bruksel. BE-ja po bëhet e shurdhër edhe pas aktit terrorist në Banjskë, duke vazhduar thua se nuk ka ndodhur asgjë, e që në fakt duhet ndryshuar struktura e dialogimit më  presidentin serb, i cili nuk ka lëvizur nga politikat ekspansioniste të viteve  të 90-ta, në rajon dhe ndaj Kosovës. Bashkësia Ndërkombëtare duket se po dëshirojnë prapë me sakrifikuar interesat vitale të shqiptarëve më tokat e tyre, e nuk ka si te komenetohet ndryshe, kur po shohim gjithë këtë përkëdhelje që po i bëhet Serbisë”, thotë ai.

Tutje, Mulliqi thotë për ‘Bota sot’ se, operacioni terrorist në veri të Kosovës është rezultat i presionit të Rusisë, së bashku me Vuҫiqin, dhe mos ndëshkimit nga ana e BE-së të Serbisë, që të shpërthen lufta edhe në Ballkan.

“Së deri kur do të tolerohet një regjim djallëzor i Vuҫiqit, Sheshelit dhe Nikoliqit, është zor të parashikohet, në bazë të zhvillimeve politike të deritashme. Nëse kemi ndonjë strategji të BE-së, për zbutjen e një regjimi terrorist e vampiresk të Vuҫiqit,  kjo nuk po funksionon. Një strategji e tillë vetëm sa po e ushqen edhe më shumë idenë e botës serbe. Nëse nuk bashkohen forcat demokratike të gjithëve e veҫmas të atyre shteteve që edhe janë përgjegjës të sigurisë evropiane e botërore, nuk është e pamundur që të ndodhë ndonjë luftë e përmasave botërore, që nga shumë kush po paralajmërohet”, thotë Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat